Fondet për të sëmurët/ Tabaku: Shqiptarët shpenzuan 30 mln euro për ilaçe! Qeveria rimbursoi vetëm 1 %
Deputetja e PD Jorida Tabaku ka reaguar pas publikimit të skemës së rimbursimit për pacientët që kaluan Covid-19, ku bie në sy neglizhenca e qeverisë, e cila nuk ka rimbursuar as 1 % të vlerës së shpenzuar nga qytetarët.
Në postimin e saj në Facebook, Tabakut thekson se shqiptarët kanë shpenzuar 30 mln euro për ilaçe dhe mjekime gjatë pandemisë ndërsa qeveria i ka rimbursuar qytetarëve vec 231 mijë euro.
Postimi i plotë i Jorida Tabakut:
Shqiptarët kanë shpenzuar 30 mln euro për ilaçe dhe mjekime gjatë pandemisë ndërsa qeveria i ka rimbursuar qytetarëve vec 231 mijë euro.
As 1% e vlerës së harxhuar nuk ka shkuar për të ndihmuar qytetarët.
Fytyra e vërtetë e një qeveria që politikën nuk e përdor për ti shërbyer qytetarëve por tu pasuruar vete, të braktisur dhe në fatkeqësi!
Jemi vendi me varfërinë më të lartë në rajon, dhe me pagat më të ulëta. Kjo nuk mund të jetë manyra se si qeveriset vendi ynë.