E NISIM ME NJË TË PUTHUR?
.
Që ti, nuk je rastësisht në rrugën time,
Këtë ma pëshpëritën Zotat,
Duke pirë në haremin tim të përfytyrimit,
kafen e marrëzisë …
Shpesh më vjen të të mbys,
E, më pas, të të ha,
(sigurisht pa dhimbje)
atë fytyrëzën tejet të bukur.
Pa tendina të shqyera e gjak,
në shtratin e madh të urisë.
Si thua, si fillim (se fund me sa duket nuk ka),
E nisim me një të puthur?
.
Vëllimi poetik
“Imazhet kanë ftohtë”
ShB “Toena”
Tiranë, 2006