Për ditën e sotme pritet nivel rreziku “i moderuar’’ nga zjarret në të gjithë qarqet, përveç qarqeve Shkodër, Kukës, Dibër ku pritet nivel rreziku “i ulët”.
Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit parashikon se do të shoqërohemi nga një mot i kthjellët pa reshje shiu. Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, kryesisht në bregdet dhe vendet malore.
Ndërkohë, temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 21 / 31°C
në vendet e ulëta: 20 / 34°C
në vendet malore: 15 / 30°C. / CNA.al












