ËSHTË SULMUAR ME ARME GAZETARI KOSOVAR/ POLICIA JEP DETAJET…
Mesnatën e së dielës, është sulmuar me armë zjarri vetura e gazetarit Shkumbin Kajtazi. Policia ka njoftuar se në vendngjarje, janë gjetur dhe konfiskuar katër predha. Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, është bërë e ditur se rasti ka ndodhur në rrugën “Evlia Qelebi” në Mitrovicë. “Rr. Evlia Qelebi, Mitrovicë 18.10.2020-02:03. Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar se persona të panjohur i kanë dëmtuar veturën e tij, e cila ka qenë e parkuar. Njësiti policor në vendngjarje, ka gjet dhe konfiskuar 4 p-redha të kalibrit 9 mm”, njofton policia. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Ndërkohë, edhe vetë Kajtazi ka njoftuar të dielën për s-ulmin ndaj veturës së tij. Përmes një statusi në Facebook, Kajtazi ka njoftuar se vetura është s-ulmuar me 5-6 p lùmba. “Mbrëmë u përballa me një s-ulm të rrezikshëm: vetura ime u qëllua me 5 ose 6 p*lumba. Ngjarja ka ndodhur rreth mesnatës, kur vetura ishte e parkuar në qendër të Mitrovicës”, ka shkruar ndër të tjera Kajtazi.