Kryeministri Edi Rama ka kujturar ditën e sotme sulmin e 10 viteve më parë në SHBA. Përmes një fotoje Rama shkruan se kjo ditë është më e zeza në historinë e SHBA-së duke mbetur si një ditë kujtese dhe vetëdije e botës demokratike.
POSTIMI:
20 vjet më parë, 11 shtatori hyri në histori si dita e zezë e sulmit të egër të urrejtjes barbare kundër qytetërimit tonë, duke goditur mizorisht simbolin e tij, Amerikën, mu në zemrën e saj. Sot e përgjithmonë, 11 shtatori do të mbetet një ditë kujtese dhe vetëdijeje e botës demokratike për vlerat e paçmueshme të lirisë e të demokracisë.
Sot bëhen 20 vite që nga sulmet e 11 shtatorit në Amerikë dhe do të mbahet një përkujtimore në nder të 2,977 viktimave që humbën jetën nga ngjarja më e madhe terroriste në historinë e SHBA-ve.