-Arrestohet suedezi, erdhi në Sarandë dhe bëri gruan për spital…
Policia e Sarandës, ka arrestuar një 33-vjeçar me origjinë nga Suedia, pas një denoncimi për dhunë familje. Ka qenë bashkëjtuesja e tij që është ankuar në polici për dhunën e ushtruar, duke bërë që i riu të arrestohet.
“Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit suedez S. L., 33 vjeç, banues në Sarandë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij”, bën me dije policia e Sarandës.
Tashmë 33-vjeçari do të duhet t’i kalojë disa muaj në qeli, nëse bashkëjetuesja nuk heq dorë ngë pretendimi i saj.