Pas ditëve përvëluese me temperature të larta, mesditën e kësaj të diele, qarku i Korçës është “pushtuar” nga reshje shiu, të cilat janë shoqëruar me stuhi dhe breshër në disa zona të jug-lindjes së vendit.
Shirat dhe stuhitë më të dendura kanë qenë në fushën e Maliqit e cila në disa zona është perfshirë nga breshëri i dendur duke shkaktuar dëme në kultura bujqësore, kryesisht mollë.
Kryesisht në fshatrat Sovjan e Pirg ka pasur dhe dëme në çatitë e banesave për shkak të erërave të forta.
Sipas parashikimeve të sinoptikanëve lokalë pritet që stuhitë e shiut shoqëruar me era të forta të ketë edhe në zonat e tjera të qarkut të Korçës.