Studentët e Mjekësisë në protestë: Kërkuam të takojmë rektorin, s’na priti! Na kanë lënë pa diplomuar…
Studentët e Fakultetit të Mjekësisë kanë dalë sot në protestë kundër “sezoneve të përbashkëta”. Ata gjithashtu kërkojnë një takim me rektorin e UMT, për të diskutuar për pakënaqësitë e tyre. Sipas studentëve, më 25 dhjetor është miratuar një vendim për të hequr sezonin e provimeve të muajit shkurt dhe prill, duke iu hequr studentëve mundësinë për të kaluar në lëndët e mbartura. “E kemi të pamundur të mbyllim provimet”-thonë ata.
Më tej, studentët deklaruan se në këtë mënyrë iu shtyhet me të paktën 1 vit diplomimi, duke iu vonuar edhe specializimin. “Na vonojnë shkollën me 1 vit, duke na vonuar edhe specializimin, qeveria dhe universiteti janë duke na vonuar diplomimin.”-tha njëri prej studentëve.













