KËRKO
Podiumi
STIL
A ishte Aleksi në dasmën e Rudina Dembacajt dhe Mark Frrokut? Fotoja që postoi të nesërmen
Ditën e premte Rudina Dembacaj dhe Mark Frroku kurorëzuan me martesë dashurinë e tyre, ndërsa pamjet nga ceremonia bënë xhiron e rrjetit.
Ata i thanë “Po” njëri-tjetrit dhe festuan në praninë e miqve e familjarëve, në një dasmë që vijoi deri në orët e para të së shtunës.
Mirëpo, në rrjet qarkulloi vetëm një pyetje: A ishte i pranishëm në dasmë ish-partneri i Rudinës, Aleksandër Varfaj?
Duke qenë se ata kishin ruajtur marrëdhënie të mira që prej ndarjes dhe i komentonin shpesh njëri-tjetrit, njerëzit prisnin që Aleksi të ishte prezent në dasmën e Rudinës.
Mirëpo, ai nuk u pa gjëkundi gjatë mbrëmjes dhe nga kërkimet, vumë re se as nuk ndiqen më në Instagram.
Pra, marrëdhënia e tyre është ndërprerë këtu, ndërkohë që kujtojmë se muajin që lamë pas, Aleksi bëri publike lidhjen e tij të re. Gjatë ditës së djeshme ai kishte postuar një foto të vajzës së tij Viktoria, por jo nga ceremonia e dasmës së saj.
E pyetur më herët në një emision televiziv nëse do ta ftonte ish-partnerin në dasmë, Rudina u përgjigj:
“Nuk e kam menduar. Unë po mendoj çfarë fustani do vesh, nuk ju kam hyrë këtyre mendimeve. Unë jam akoma çfarë fustani do zgjedh, çfarë këpucësh, kam halle komplet të tjera. Them o Zot, ishalla nuk ngelem me barrë që të kem belin e hollë”.
Vetë Aleksi pak kohë më parë bëri publike lidhjen e tij të re, me një vajzë të cilës nuk preferoi që tia tregonte portretin.