NGA FATMIR POPJA:
Starton në Elbasan Kampionati Europian i U -18 për meshkuj në basketboll , Shqipëria mundet në sekondën e fundit nga Luksemburgu 82-84
-Në Pallatin e Sportit ” Tomorr Sinani ” në qytetin e Elbasanit po zhvillohet Kampionati Europian i Basketbollit për moshat U-18, Divizionin C për meshkuj. Në këtë event të rëndësishëm sportiv ndërkombëtar marrin pjesë shtatë përfaqësuese, Shqipëria , Luksemburgu, Armenia, Moldavia, Azerbajxhani, Gjibraltari dhe San Marino. Për pesë ditë, nga mbrëmja e kësaj të Martë deri më 28 korrik Elbasani do të kthehet në epiqendrën e basketbollit europian për meshkuj .Ndeshja e parë e europianit U-18 ishte ajo midis Shqipërisë dhe Luksemburgut e cila u mbyll me fitoren e kundërshtarëve të Kuq e Zinjve 82-84 .Ndeshja u ndoq me interes dhe emocione nga sportëdashësit e pranishën në Pallatin e Sportit ” Tomorr Sinani ” të cilët zhvilluan lojë me nivel por fitorja ju iku nga duart në sekondat e fundit .