Nga Fatmir Popja:
Elbasan
Starton në Elbasan edicioni i IX-të i takimit kombëtar të Orkestrave të harqeve
Mbrëmjen e kësaj të Hëne në Teatrin Skampa të Elbasanit çeli siparin edicioni i IX -të i “Takimit Kombëtar të orkestrave të harqeve, muzika e dhomës”.Në këtë event marrin pjesë orkestra dhe asamble nga Tirana,Fieri, Vlora, Elbasani, Fieri,Berati,Korça,Shkodra,,Shkupi e Tetova e Maqedonisë së Veriut, dhe Orkestra e harqeve e qytetit Pernik e Bullgarisë.Nnatën e parë performuan ,Asambli “Dardanus” i Tetovës , Duo Piano me 4 duar nga dy profesoresha të Universitetit të Arteve ,Tiranë,Quinteti Ad Libitum , Shkodër dhe Orkestra e Harqeve ,Elbasan.
Përgjatë tre netëve nga kjo fillimjavë né skenën e Teatrit Skampa do të performojnë 12 trupa nga i gjithë vendi, përfshirë ato të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë . Nga viti në vit ky festival ka ardhur në rritje, ndaj këtij edicioni nuk mund t’i mungonin edhe risitë. Drejtori i festivalit, Blerim Narazani, vlerëson repertorin e pasur të festivalit dhe faktin që ky event është ndër të paktët koncerte që ndan çmime me vlerë monetare Ndërkohë ,Drejtori i Qendrës së Artit,Elbasan , Klinsi Lala nga ana e tij , ndjehet i lumtur që ky festival tashmë është shndërruar në një event të përvitshëm, ndaj dhe pritshmëritë janë të larta.”Takimi kombëtar i orkestrave të harqeve, muzika e dhomës”, në këtë edicion mbështetet nga Ministria e Kulturës, dhe Bashkia Elbasan .