E papritur, Antonio Conte LARGOHET nga Interi pasi fitoi titullin kampion.
Tashmë gjithçka është zyrtare, Antonio Conte largohet nga Interi.
Pas zërave të shumtë ditën e sotme ka ardhur edhe vendimi zyrtar nga klubi zikaltër përmes një postimi në rrjetet sociale.
Trajneri italian ka gjetur akordin me klubin dhe largohet edhe pse kishte një vit kontrat me Interin.
Të dyja palët gjetën marrëveshjen dhe Conte do të marrë një pagë prej 7.5 milionë euro për këtë largim. Conte arriti të fitonte titullin kampion me skuadrën zikaltër pas 11 vitesh pritje.











