“Pendohet” SPAK/ Apeli pushon çështjen për sekuestrimin e kompleksit “Golden”, Altin Hajri ‘gëzon’ pasurinë
Kolegji i Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur që të pushojë çështjen për sekuestrimin e kompleksit “Golden” që është në pronësi të Altin Hajrit. Lidhur me vendimin, SPAK ka hequr dorë nga ankimimi. “Golden Resort” ishte pasuria e pare e sekuestruar nga OFL. Kjo e fundit i vendosi këtij biznesi sekuestro pasi Hajrat ishin të dyshuar për rrëmbimin dhe ekzekutimin e Jan Prengës.
Njoftimi i GJKKO:
Me referimin në parashikimin e pikës 1, shkronja b), të nenit 46 të ligjit 98/2016 si dhe, në interesin e treguar nga media, komunikohet në mënyrë të përmbledhur se, mbi ankimin e Prokurorit të Posaçëm, përkundrejt vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar që ka rrëzuar kërkesën për konfiskimin e pasurive të subjektit të aktit normativ Altin Hajri, sot më datë 01.10.2021, kolegji i Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, vendosi:
– Pushimin e shqyrtimit të çështjes nr. 124 akti, datë 26.04.2021, regjistruar në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar mbi ankimin e Prokurorit të Posaçëm ndaj vendimit nr. 9/80, datë 12.03.2021 të gjykatës së Posaçme të shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për shkak të heqjes dorë nga ankimi