Prokuroria e Posaçme (SPAK) kërkon 1 vit burg për kryebashkiakun e Mallakastrës Qerim Ismailaj për fshehjen e dënimit me 3 vite burg në Greqi.
Ismaili akuzohet se falsifikoi formularin e dekriminalizimit.
Hetimet ndaj kryebashkiakut të Mallakastrës filluan me denoncim nga Partia Demokratike, ndërkohë që Prokuroria e Përgjithshme ka arritur në përfundimin se i zgjedhuri vendor ka qenë i dënuar me tre vite burg në Greqi.
Këtë fakt, sipas Prokurorisë, Ismaili nuk e kishte deklaruar në formularin e dekriminalizimit. Në fakt Ismaili është prej vitesh i angazhuar në Partinë Socialiste dhe ka dhënë kontribute në këtë forcë politike. Atij i ështe besuar drejtimi i Ish-Komunës së Kutës në Mallakastër në tre mandate ku spikati për punë të mira për komunitetin e asaj zone. Më vonë ai u zgjodh sekretar i përgjithshëm i këshillit të Qarkut Fier, mandat të cilin e mbylli me sukses derisa mori detyrën e kreut të Bashkisë Mallakastër. Ismaili në opinionin e socialistëve por dhe tek pjesa e opozitarëve të tij të moderuar gëzon respekt e simpatinë e tyre. ( shënim redaksional: SPAK, ndalu pak! Ismaili nuk duhet të ishte fare në sirtarët tuaj si çështje për një problem kaq banale 20 vite të shkuara)!