SPAK ka bllokuar kontratën e uniformave; Ardi Veliu vazhdon furnizimet për të zhdukur gjurmët e vjedhjes 10 milionë Euro
Provë, se është i zhytur deri në fyt në këtë vjedhje/ Shpërfillje e drejtësisë, po bëhet nga kryepolici i skandaleve të rënda, i skeduar për pasuri të paligjshme; bashkëveprim me trafikantë qeniesh njerëzore e droge në Vlorë-Durrës; fshehje provash krimi në disa vrasje; afera korrupsioni me tendera; marrje gradash të paligjshme; falsifikim i dosjes së përjashtimit të tij nga policia; dhe marrëveshje me krerët e grupit mafioz “Ndraghet’a”, për pastrim miliardash me biznes ndërtimi kullash.
Prej datës 8 korrik 2021, dy ditë para arrestimit të 9 zyrtarëve të agjencisë së tenderëve në Ministrinë e Brendshme, SPAK ka sekuestruar dosjen e tenderit të uniformave policore dhe ka pezulluar kontratën.
Pasi ka konstatuar, se në magazinat e 12 drejtorive rajonale të policisë, janë gjendje uniformat dhe për stinën e dimrit 2021-2022; SPAK ka vendosur që Policia e Shtetit, ta ndërpresë furnizimin me firmën “D&E shpk”.
Bllokimi i kontratës, do vazhdojë deri kur të përfundojë hetimi i plotë ekonomiko-financiar i preventivëve, për këtë tender me aferë super-vjedhje, që çoi në pranga zyrtarë të nivelit zbatues të Ministrisë së Brendshme, po jo drejtuesit urdhërues.
Pra, masa e sigurim-pezullimit, do vazhdojë deri sa gjykata, të vendos anulimin e kontratës së tenderit, ose vazhdimin e saj; por me detyrimin që pronari i firmës “D&E shpk”, Ismail Kadiu dhe ortakët e grupit turk, të rikthejnë 10.9 milionë Euro që kanë vjedhur nga buxheti i policisë.
Mirëpo, drejtori Ardi Veliu nuk po e zbaton vendimin e SPAK, duke vazhduar furnizimin nga firma “D&E shpk”; ku jo rastësisht, pronar është Ismail Kadiu, miku i tij njohur gjatë viteve 2006-2013 në Vlorë, kur Ardi Veliu ishte Shef Rendi i Policisë së Shtetit dhe kryepolic bashkiak.
Ditën e martë, në Qendrën e Furnizimit Materialo-Teknik të Policisë së Shtetit në Mullet, janë magazinuar 1500 komplete uniforma policie; të cilat nuk janë pranuar me urdhër të rojeve e magazinierëve, por me urdhër të kreut të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu; si i vetmi autoritet drejtues dhe kontraktues i tenderit; ndërsa në periudhën 15 korrik-6 gusht 2021 janë dorëzuar edhe 3000 komplete uniformash të tjera, që i përkasin grafikut veror të vitit 2023.
E gjithë kjo skemë nga Ardi Veliu dhe mafiozi Ismail Kadiu, po bëhet që uniformat të futen plotësisht në magazinë sa më shpejtë, me qëllim që firma ta quaj të zbatuar detyrimin e kontratës, para se gjykata të vendos anulimin e saj.
FAKT/ Përveç 9 zyrtave zbatues të tenderit që tashmë janë prangosur, në proces hetimi janë dhe Ismail Kadiu, pronari i firmës “D&E shpk”; Sandër Lleshaj, Plarent Ndreca e Ardi Veliu si personat urdhërues e përgjegjës, që miratuan vjedhjen; si dhe Jonaid Myzyri, Kryetari i Komisionit të Prokurimit Publik në APP, që nuk e anuloi tenderin, pas ankesës nga firma e skualifikuar.
Vazhdimi i kontratës nga Ardi Veliu, paçka se ajo është e pezulluar si provë; duhet të shërbëje si indicie, që tregon se kryepolici është i zhytur deri në fyt në këtë aferë korrupsioni 10 milion Euro vjedhje.
SPAK duhet të veprojë, mbasi kjo shpërfillje e drejtësisë, po bëhet nga kryepolici i skandaleve të rënda, i skeduar për pasuri të paligjshme; bashkëveprim me trafikantë qeniesh njerëzore e droge në Vlorë-Durrës; fshehje provash kriminale në disa vrasje; afera korrupsioni me tendera; marrje gradash të paligjshme; falsifikim i dosjes së përjashtimit të tij nga policia; dhe marrëveshje me krerët e grupit mafioz “Ndraghet’a”, për pastrim miliardash me biznes ndërtimi kullash….