Romeo Kara, ish-juristi i OSSH, i cili denoncoi aferat me privatizimin e këtij organi dhe një prej dëshmitarëve kyç të aferës CEZ-DIA, në një intervistë të fundit për gazetën “SOT” paralajmëroi se së shpejti do të kemi lajme të bujshme në lidhje me këtë skandal, pasi Prokuroria e Posaçme do të fillojë me “prerjen e kokave”. Burime bëjnë me dije se dosja është qepur nga SPAK dhe në javët në vijim do të priten urdhër-arreste. “Peshku i madh”që rrezikon arrestimin është ish-presidenti Ilir Meta, i cili u thirr për herë të parë më 22 shkurt të vitit 2023 brenda Prokurorisë së Posaçme dhe u pyet për tre orë. Ai dyshohet se ai është përfshirë në korrupsion dhe pastrim parash, duke gllabëruar paratë e qytetarëve shqiptarë gjatë kohës kur kreu aktual i partisë së Lirisë ka qenë ministër i Ekonomisë në qeverinë “Berisha 2” gjatë viteve 2009-2011.about:blank
Çfarë dorëzoi Artan Hoxha për Ilir Metën në SPAK?
Ishte gazetari investigativ Artan Hoxha i cili dorëzoi një vit më parë në SPAK një USB, e cila brenda saj përmban një video 1 orë e 47 minuta. Bëhet fjalë për një dëshmi mbi aferën në fjalë. Nuk dihet ende se kush është personi që ka folur, por dëshmia e tij duket se ka qenë deçizive, çka dhe ka vënë në lëvizje Strukturën e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. “USB model ‘Kingston’, me mbishkrimin Data Traveler. Në brendësi ka një regjistrim audio dhe video. Pasi hapet filmimi rezulton se ka të ruajtur një filmim prej një ore e 47 minuta e 50 sekonda. Në këtë regjistrim, sipas personit që e dorëzon rezulton se bisedojnë (emri është fshirë) dhe gazetari Artan Hoxha”, thuhet në një nga dokumentet e postuar nga Hoxha. Ndërkohë ky i fundit reagon edhe me ironi duke thumbuar Metën. “Ma nalt, ma nalt”…Më në fund, vizitat e gjata në SPAK po japin rezultat… “Eshka ndizet ngadalë, por është e sigurt”, ka thënë xha Jaho të filmi “Në fillim të verës”… Ndërsa Lul Basha, pasi doli nga SPAK, tha: “Punonjësit e ndershëm të SPAK-ut dhe BKH-se, do te kenë mbështetjen time për të ecur përpara me hetimin e të gjitha çështjeve”, shkruan Hoxha. Reagimi i tij erdhi menjëherë pasi Ilir Meta u thirr në SPAK.
Mesazhi që fundos Metën
Gjithashtu, teksa Kastriot Ismailaj ishte në përgjim për këtë skandal prej vitit 2008, prokurorisë i ka rënë në dorë edhe një SMS-je e marre nga Ismailaj, (i akuzuar për pastrim të rreth 7 milionë eurove), nga një numeë telefoni (0682031701) qe dyshohet te ishte në përdorim te ilir Metës. Më datë 22 qershor të vitit 2009, dy ditë para zgjedhjeve, sipas Artan Hoxhës, ky biznesmen ishte kontaktuar nga Ilir Meta, i cili i kishte kërkuar 200 mijë euro. SMS është dërguar më 22 qershor 2009 ora 17:27: “Nesër në darkë (më 23 qershor), duhet të takohemi patjetër. Më duhen 200 mijë patjetër. Mos harro”. “Dosja 978″ kishte mbi 8 mijë faqe me përgjime që nisnin që në vitin 2008, ku ishin të përfshirë gazetarë, botues mediash, politikanë dhe biznesmenë. Ka pasur madje plane sesi do të vinin lekë nga Afrika dhe do të pastroheshin në Shqipëri. Biznesmeni i përgjuar është kontaktuar nga Ilir Meta dy ditë përpara zgjedhjeve të vitit 2009, dhe i ka kërkuar plot 200 mijë euro”, tha Artan Hoxha. Ai tha se përgjimet janë asgjësuar në datë 27.10.2010, me vendim të gjykatës. “Materialet dhe përgjimet e zbardhura duheshin asgjësuar, por nuk jam i sigurt çfare ka ndodhur. Në vitin 2016, unë nxora pjesë të dosjes që ende nuk është fshirë”, u shpreh më tej Artan Hoxha kohë më parë..about:blank
Dënimi i Kastriot Ismailajt dhe lidhja me Metën
Për dosjen e CEZ-DIA është dënuar me 11 vite burg Kastriot Ismailaj, administrator i kompanisë DIA. Dritan Prifti, një nga njerëzit më të afërt të Ilir Metës, ka rrëfyer se Meta pati udhëtuar në Çeki për të negociuar kontratën për Kastriot Ismailajn, të cilin e konsideronte si një person me dosje. Gruaja e Kastriot Ismailajt, Vojsava, ka rrëfyer lidhjet e forta mes Ilir Metës dhe bashkëshortit të saj. Ajo ka treguar për vizitat familje dhe SMS-të që Meta i niste Kastriot Ismailajt duke i kërkuar para. Në dosjen e dënimit të Kastriot Ismailaj me 11 vite burg, dënim i konfirmuar nga të gjitha shkallët e gjykatave, prokuroria ka konstatuar se qëllimi i Kastriot Ismailaj nuk ka qenë mbledhja e borxhit të për llogari të CEZ dhe as kryerja e ndonjë pune reale, por vjedhja e parave t? CEZ, sigurisht në bashkëpunim me CEZ, pasi CEZ nuk humbiste asgjë, por xhepat e shqiptarëve. Kastriot Ismailaj është dënuar në vitin 2017 me 11 vite burg për “mashtrim me pasoja të rënda” dhe “pastrim të produkteve të veprës penale”. Gjykata ka urdhëruar edhe sekuestrimin e 5 milionë eurove. Ai ishte administrator i kompanisë DIA, e ngarkuar për mbledhjen e borxheve të CEZ, ku u përfshi në një skemë mashtrimi, duke shkatërruar edhe raportet mes shtetit shqiptar dhe CEZ, me kosto të madhe për buxhetin e shtetit. Ai u arrestua në 12 maj të vitit 2015 nga Sektori i Pastrimit të Parave dhe ai i Krimit Ekonomik dhe Financiar ne Policinë e Shtetit për veprën e mashtrimit në shuma të mëdha dhe pastrimit të produkteve të veprës penale. Në 6 muaj, 9 kompani private përfituan nga CEZ-i 12 milionë USD nga kontratat për mbledhjen e borxheve të papaguara. Pjesën më të madhe të fondeve e ka marrë “Debt International Management”, me administrator Kastriot Ismailaj, 649 milionë lekë, ose gati 6.5 milionë dollarë. Nga “Debt International Advisori” paratë kanë dalë nga Shqipëria duke hyrë në llogaritë e dhjetëra kompanive të tjera, që veprojnë në rreth 15 shtete. Sipas burimeve nga prokuroria, bëhet fjalë për shuma financiare që ka dyshime të forta se i përkasin njerëzve të politikës dhe personave VIP në Shqipëri, pasi kjo kompani fantazmë nuk ka kryer as vjeljen e borxheve të “CEZ Shpërndarje”, për të justifikuar transfertat, aq më tepër që shuma e transferta është shumë më e madhe se 5 milionë euro. Kastriot Ismailaj, nën “maskën” e marrëveshjes me kompaninë çeke, “CEZ Shpërndarja”, për mbledhjen e borxheve kreu mbi 100 transaksione bankare, para këto që kanë qenë të personave të rrethit shoqëror të tij.