SPAK, gati prangat për Ilir Beqjen; dosja 1.2 milardë Euro korrupsion në mjekësi
Fundi i bajlozëve që zhvatën Shqipërinë/ Tashmë, “aligatorit” të korrupsionit, i kanë mbetur vetëm bizneset, thasët me para të pista, dosjet e zeza me zullumet që ka bërë kur ishte ministër e deputet dhe “miku” e ortaku i tij Edi Rama; i cili siç tregoi me qëndrimin ndaj kryebashkiakut Fatos Tushe, shet këdo për të shpëtuar “lëkurën” e vet.
Shpërndarja e parlamentit, ishte fundi i mandatit dhe imunitetit edhe për Ilir Beqjen si deputet; pozicion i cili prej 8 vitesh e ka mbrojtur dhe e ka shpëtuar nga prangat, për korrupsionin me koncesiosnet gjatë detyrës si Ministër Shëndetësie.
Prej 1 viti, janë depozituar e presin të hapen në SPAK, dosjet me provat e shumta për korrupsionin e tij, që sipas KLSH është në shifrën totale 1.2 miliardë Euro; nga të cilat 610 milionë Euro janë 8 kontratat e PPP-ve fiktive në shëndetësi.
Këto dosje nuk janë hapur, për shkak se krye-hajduti Ilir Beqja, deri para 24 orësh ka qenë me mandat e imunitet deputeti; gjë që për SPAK-un ka qenë ngërç faktik, pasi Babloku me pushtet absolut në parlament, nuk do t’ia jepte miratimin për ta marrë të pandehur.
Tashmë që “aligatori” i PPP-ve dhe tenderëve në shëndetësi, është pa mbrojtje kushtetuese e parlamentare; SPAK-u e ka të hapur rrugën dhe është plotësisht i lirë, për ta marrë të pandehur e për të prangosur Ilir Beqjen.
Sepse prej datës 7 korrik 2021, Ilir Beqja është si gjithë shtetasit e tjerë përballë ligjit; dhe duhet të ballafaqohet me drejtësinë, për të gjitha abuzimet që ka bërë me fondet publike në shëndetësi.
Madje hetimi ndaj tij, duhet të fillojë me faktin se afro 40% të tenderëve për investime, ilaçe, pajisje, ushqim e lavanderi në spitale, ua ka dhënë bizneseve me pronarë trafikantë droge e prostitutash; siç është rasti tipik i firmës “Devis shpk”, me pronar trafikantin Lefter Lamaj, prej 4 vitesh i burgosur në Itali.
Një tjetër gjurmë hetimi që konfirmon korrupsionin e tij, janë dhe bizneset “INTECH+”, restoranti “Egzona” brenda Kalasë-Tiranë i hapur para 1 viti, me vlerë mbi 1 milionë Euro investim dhe 4 bizneset Restorant-Piceri-Bar-Kafe e 40 mijë m2 fermë ullishte e fabrikë vaji në Delvinë.
Sipas informacionit, nga tmerri i operacionit anti-krim të SHBA; Ilir Beqja kandidat në Shkodër, përdori mbi 1 milionë Euro në zgjedhjet e 25 prillit, për të garantar mandatin e deputetit, madje edhe duke pajtuar kriminelët e Tom Doshit.
Por nuk ia arriti qëllimit të bëhej deputet, duke mbetur pa imunitetin, që sot më shumë se kurrë i nevojitej për të mos e thirrur SPAK-u, që e ka kontigjent korrupsioni në nivel të lartë.