Drejtori Erjet Dhima afera me tendera në ujësjellësin e Lushnjes, pjesë e klientelës Vangjel Nushi dhe Emiljano Dervishi. SPAK gati arrestimet
Krahas arrestimit të kryebashkiakut Fatos Tushe, SPAK mësohet se po heton prej disa javësh aferat e dyshuara me tendera në Ujësjellësin e Lushnjes, i cili drejtohet nga Erjet Dhima. Prokuroria e Posaçme për goditjen e krimit dhe korrupsionit në çdo nivel mësohet se ka sekuestruar dosjet e tenderave klintelistë të firmosur nga drejtori Erjet Dhima.
Pas shqyrtimit të letrave të tenderave dhe identifikimit të klientëve të Dhimës, me të cilët dyshohet se ka ndarë dhe po ndan paratë publike të ujësjellës kanalizime të Lushnjes, SPAK ka marrë në pyetje rrethin e bashkëpunëtorëve të drejtorit.
Sipas burimeve, dy nga rrethi i bashkëpunëtorëve të Dhimës janë zbërthyer në SPAK, duke treguar me detaje aferat me tendera, që nga paracaktimi i fituesve, sajimi i tenderave për shërbime të panevojshme, falsifikimet, formalitetet dhe manovrat e tjera të drejtorit.
Ndërsa pret nga momenti në moment që policia t’i shkojë në zyrë me një urdhër nga SPAK për t’i vënë prangat, drejtori Erjet Dhima ka nisur t’i paraprijë një fati të tillë. Ai ka filluar me hakmarrjen ndaj bashkëpunëtorëve të tij, të dyshuar se janë kthyer në të penduar për SPAK, duke i larguar nga puna, mes të cilëvë edhe Erjon Todrin, inxhinier mekanik tek ujësjellësi.
Inxhinierët janë pjesë e skemës së Dhimës për vjedhjen e parave publike me tendera korruptivë, pasi duhet të firmosin, por Todri, duket se është një nga ata që ka pasur frikë ligjin, nuk ka firmosur dhe ka rrëfyer në SPAK detaje rreth aferave në ujësjellësin e Lushnjes.
Sipas burimeve, shokët e drejtorit Erjet Dhima kanë treguar edhe disa nga klientët e tij, me të cilët ka ndarë dhe ndan paratë publike, me tendera pa garë, të paracaktuar dhe me ofertë fituese gati sa fondi limit.
Një nga klientët e Erjet Dhimës është edhe Vangjel Nushi, pronar i kompanisë ‘Nushi’, e cila tregton karburant. Pjesë e klientelës së Erjet Dhimës dhe të njerëzve që fshihen pas tij, mësohet se është edhe Emiljano Dervishi, pronar i kompanisë ‘Hest’, e cila ka marrë mbi 80 tendera të dyshimtë, kryesisht nga kryebashkiakë të korruptuar.
Ludmilla Ngjeliu gjithashtu rezulton përfituese e tenderave të dyshimtë, bashkë me Sadik Ismailaj, Idajet Ismailaj, Kadri Morinajn etj….