Parashikimi i motit/ E hëna shoqërohet me shtrëngata.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, java do të nisë me reshje shiu e hera herës me shtrëngata edhe pse orët me diell nuk do të mungojnë.
Mesjava do të ketë mot me alternime vranësirash e kthjellimesh por dhe me shi lokal në zonat si më poshtë.
Gjatë ditës parashikohen reshje shiu me intensitet të ulët. Në veriperëndim të vendit, reshjet parashikohen në formën e shtrëngatave. N
dërsa prej orëve të pasdites, reshjet do të ndërpriten në të gjithë vendin.
Shpejtësia e saj do të jetë e ulët e mesatare. Në të gjithë bregdetin dhe në momentet e zhvillimit të vranësirave ajo do të fitojë forcë. Valëzimi në bregdet do të jetë i forcës 3 dhe 4 ballë.
Sot temperaturat do të kenë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 12°C në 20°C, në zonat e ulëta nga 18°C në 27°C dhe në zonat bregdetare nga 19°C në 28°C.