KUR JE BEQARE: “Ka diçka shumë të keqe, kjo që se mori askush.”
KUR JE E MARTUAR: “Më në fund u rehatua, tashmë të jetojë vetëm për burrin e saj.
T’i lajë këmbët e t’ia pijë ujiin. Njëherë martohet njeriu.”
KUR JE E DIVORCUAR: “Nuk ishte e aftë të mbajë një burrë.”
KUR JE E MARTUAR PËR TË DYTËN HERË: “Paska qenë një që nuk e paskemi njohur.
Si u martua kjo? Me siguri prandaj e ka lënë burri i parë, se do e ketë zënë me këtë tjetrin.”
KUR JE GRUA E VE: “E shkreta, iu prenë krahë e duar. Pa burrin e saj, kot që jeton gruaja.”
Pavarësisht statusit social të një gruaje, njerëzit që s’kanë asnjë punë për të bërë do vazhdojnë të flasin ndaj zgjidhja e vetme është ti injorosh.🫡