SONDAZHI/ Opozita fiton Tiranën dhe Durrësin më 25 Prill, PD rritje krahasuar me 2017-ën
Jemi pak muaj para zgjedhjeve dhe lidhur me to kanë filluar edhe sondazhet. Ora news, së bashku me një gazetar italian, Antoni Notton, kanë nxjerrë rezultatet e para të një sondazhi kombëtar, ku shihet se shqiptarët e kanë një panoramë të qartë se për kë do të votojnë.
Nga sondazhi evidentohet një rënie e Partisë Socialiste, LSI-së dhe PDIU-së, ndërsa Partia Demokratike ka fituar popullaritet. E thënë ndryshe, nëse votimet do ishin sot, opozita e bashkuar do arrinte fitoren, ndërsa PS do ishte në opozitë.
Megjithatë, pavarësisht rezultatit, shihet qartë që ka sërish një mosbesim tek vota, pasi një pjesë e qytetarëve janë të pavendosur.
Orientimi i votës në Durrës
Nëse votohet sot, opozita e bashkuar parakalon PS, fituese për Durrësi.
Orientimi i votës për Tiranën
Opozita e Bashkuar del fituese në zgjedhjet e 25 Prillit sa i përket qarkut të Tiranës. 46-50% janë përgjigjur me PS; 36-40% janë përgjigjur me PD; 8-12% me LSI dhe me Parti Tjetër 6-10%. Ndërsa me PDIU janë përgjigjur me 2%.

















