Seria A do të ketë një rregull të ri, të miratuar sot nga Këshilli Federal, nëse dy skuadra përfundojnë kampionatin në pikë të barabarta, fituesi i titullit do të vendoset nga një ndeshje Play Off-i mes tyre.
Nëse 90 minutat e takimit përfundojnë në barazimit, nuk do të kishte kohë shtesë, por vetëm penallti. Rregulli i ri është mirëpritur nga klubet e Serisë A.
Gjithashtu, një tjetër ndryshim ka përqafuar Seria A. Tashmë ekipet do të kenë mundësi të bëjnë pesë zëvendësime gjatë ndeshjes.