Skenari/ Erion Veliaj shkon në punë me biçikletë, takon rastësisht komisionerin dhe ambasadorin e BE-së
Çfarë rastësie?! Erion Veliaj, fare rastësisht, teksa ka qenë duke lëvizur me biçikletë, siç shkon përditë në punë, ka takuar në rrugë komisionerin për Zgjerimin e BE-së, Oliver Varhelyi dhe ambasadorin e BE-së në Tiranë, Luigi Soreca. Fare rastësisht aty kanë qenë 4 fotografë, të cilët kapnin në të gjitha këndet Erion Veliajn teksa u jepte dorën dy zyrtarëve të lartë. Pasi janë takuar, Erion Veliaj ka vazhduar rrugën për të luftuar të varfërit që shesin spinaq, ndërsa Varhelyi dhe Soreca kanë shkuar të takojnë Ramën.
Ka shumë që mendojnë se kjo është e planifikuar nga Veliaj, pasi si mundet që një person me xhaketë dhe këmishë të lëvizë me biçikletë, por janë vetëm zëra, sepse e gjitha ka qenë rastësisht. Tani në Europë do flitet për një kryebashkiak që lëviz me biçikletë dhe jo për faktin se pak metra larg zyrës së tij po ngrihen disa kulla.