Skema mafioze e grabitjes së tokës në Himarë; Gjykatësi i korruptuar që ka ‘marrë’ edhe jetë njerëzish, në duart e SPAK
Helidon Jorgo Gjikoka në fshatin Drimadhes të Bashkisë Himarë, në zonën e quajtur “Perivollo”, ka përvetësuar me anën e dokumenteve të falsifikuara dhe në mënyrë korruptive, me elementë kriminalë të ASHK Vlorë, një kompleks turistik i cili i është dhënë me qira po këtij shtetasi
Gjyqtari Altin Femi Abdiu është kallëzuar në SPAK për veprimtarinë kriminale të korrupsionit, parashikuar nga neni 319/ç të kodit penal, vepër penale kjo e kryer në bashkëpunim me shtetasin Helidon Gjikoka dhe avokatin e tij. Dihet tashmë botërisht se shtetasi Helidon Jorgo Gjikoka në fshatin Drimadhes të Bashkisë Himarë, në zonën e quajtur “Perivollo”, ka përvetësuar me anën e dokumenteve të falsifikuara dhe në mënyrë korruptive, me elementë kriminalë të ASHK Vlorë, një kompleks turistik i cili i është dhënë me qira nga ana ime po këtij shtetasi. Këtë kompleks ja ka vjedhur shtetasit Ilir Koka, ku vërtetohet se është pronar i kompleksit të banesave të ndodhura në Perivollo, Gjilekë – Dhërmi, Himarë. Pronësia vërtetohet nëpërmjet Lejes së Ndërtimit Nr. 69, datë 16.12.2010, të K.RR.T. Bashkia Himarë e cila ka miratuar në favor të shtetasit Ilir Koka, të drejtën për të ndërtuar një kompleks banesash 1-2 kate sipas planimetrisë së sheshit të ndërtimit dhe projekt zbatimit përkatës. Ndërtimet janë miratuar mbi parcelën e truallit të trashëguar nga babai i tij, me sipërfaqe 1430 m2, në pronësi të shtetasit Ilir Koka, sipas Aktit të Marrjes së Tokës në Pronësi nr. 9769, datë 07.02.1994. Nëpërmjet Kontratës së Qirasë nr. 1143 rep., nr. 829 kol., datë 27.09.2018 rezulton se përfaqësuesi Ariton Kasaj ka nënshkruar në emër të Ilir Kokës me cilësinë e palës qiradhënëse, duke dhënë me qira të gjithë pasurinë e përshkruar më sipër në favor të Helidon Gjikokës. Për veprimtarinë e mësipërme është bërë kallëzim në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë kundër shtetasit Helidon Gjikoka, përfaqësuesve të ASHK Tiranë IKMT Tiranë, nga ana e kësaj Prokurorie janë zhvilluar hetime dhe për shtetasin Helidon Gjikoka është kërkuar caktimi i masës Arrest në Burg pasi janë konstatuar elementë të veprave penale të kallëzuara. Por, çuditërisht Gjyqtari Altin Femi Abdiu me detyrë funksionale Gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka vendosur rrëzimin e kësaj kërkese, kërkesë e rrëzuar në kundërshtim me ligjin dhe ka sjellë pasojë arratisjen e shtetasit Helidon Gjikoka në drejtim të shtetit anglez. Më pas, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka ankimuar vendimin kriminal të gjyqtarit Altin Femi Abdiu në Gjykatën e Apelit Tiranë, e cila shpalli datën 19.10.2020, ora 10:00, për gjykimin e masës të dhënë në mënyrë kriminale nga z.Abdiu Si përfundim, po në datën 19.10.2020, ora 10:00, Gjykata e Apelit Tiranë vendosi prishjen e vendimit të dhënë në mënyrë korruptive nga Gjyqtari Altin Femi Abdiu dhe kthimin e vendimit për rigjykim, me arsyetimin se nga gjyqtari Abdiu ishte interpretuar gabim ligji dhe se në këtë çështje kishte elementë dukshëm të veprës penale. Duke u ndodhur përpara faktit se në vendimin e datës 19.10.2020, gjyqtari Altin Femi Abdiu ishte detyruar nga Gjykata e Apelit për vendimmarrjen e tij, ai në datën 23.10.2020 ka marrë vendim për pranimin e kërkesës dhe ka vendosur caktimin e masës arrest në burg për shtetasin Helidon Gjikoka. Edhe pse gjyqtari i korruptuar Altin Fehmi Abdiu, ka vendosur caktimin e masës arrest në burg për shtetasin Helidon Gjikoka, ajo masë nuk kishte më kuptim, pasi shtetasi Helidon Gjikoka ishte i sigurt në shtetin anglez i favorizuar nga gjyqtari Altin Fehmi Abdiu. Nuk mjaftoi me kaq krimi i kryer nga Gjyqtari Altin Fehmi Abdiu, në rastin konkret dyshohet se shtetasi Helidon Gjikoka është njoftuar nga Gjyqtari Altin Fehmi Abdiu, se ndaj tij ishte duke u caktuar një masë sigurimi arrest në burg, pasi menjëherë pas bërjes së kërkesës në gjykatë, nga ana e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Helidon Gjikoka është larguar në drejtim të shtetit anglez.
Një tjetër fakt është se vendimi i datës 23.10.2020 ku është marrë vendim për pranimin e kërkesës dhe ka vendosur caktimin e masës arrest në burg për shtetasin Helidon Gjikoka, mendohet i dhënë nga Gjyqtari Altin Fehmi Abdiu, dhe është ankimuar nga shtetasi Helidon Gjikoka nga shteti anglez, ku ky i fundit ishte në arrati. Vendimi i datës 23.10.2020 ku është caktuar masa e arrestit burg, është lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit Tiranë me arsyetimin se shtetasi Helidon Gjikoka, nuk mund të kërkojë zëvendësim mase nga arratia, dhe se nga çështja mund të ketë nxjerrje të sekretit hetimor dhe në mënyrë korruptive shtetasi Helidon Gjikoka mund të ketë rënë në dijeni të fakteve të mësipërme. Ajo që është më e çuditshme është se nëpërmjet një të afërmi të shtetasit Helidon Gjikoka i cili jeton në shtetin anglez dërgohet një një mesazh ku njoftohet se shtetasi Helidon Gjikoka do të revokonte masën e caktuar ndaj tij po nëpërmjet avokatit të tij nëpërmjet gjyqtarit Altin Fehmi Abdiu, pasi ishte paguar një vlerë e konsiderueshme lekësh për të revokuar këtë mase. Menjëherë shtetasi Ilir Koka është interesuar për këtë fakt pranë sekretarisë së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, dhe rezulton, se në të vërtet gjykohet çështja për të cilën më ishte dërguar mesazhi. Për faktin se kjo pronë është marrë në mënyrë korruptive dhe po tentohet që të paguhet për të vazhduar vjedhjen çdo Gjyqtar dhe çdo Prokuror, ka sjellë pasoja me jetë, për faktin kriminal të mësipërm ka ndërruar jetë dhe shtetasi Marko Koka, i cili nga persona të tillë të korruptuar si gjyqtari Altin Abdiu më kanë çuar në ekstrem me jetën e shtetasit i cili se gëzoi asnjëherë pronën e trashëguar nga babai, pasi nëpërmjet prokurorëve të korruptuar asnjëherë nuk është gjetur e drejta e caktuar me ligj. Nga informacionet që janë marrë nga nëpërmjet të afërmve të shtetasit Helidon Gjikoka, rezulton se të gjitha veprimet e mësipërme korruptive janë kryer nga ana e gjyqtarit Altin Abdiu nëpërmjet avokatit të shtetasit Helidon Gjikoka. Duke u ndodhur përpara rrethanave të mësipërme, Gjyqtari Altin Abdiu ka kryer veprën penale i parashikuar nga Neni 319/ç i kodit penal, korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë dhe shpërdorim detyre parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal. Dhe për këto arsye është kallëzuar në SPAK nga Ilir Koka. / Pamfleti














