SKANDALI/ Qytetari demaskon aplikacionin “My Vodafone”: Na vjedh të dhënat!
Janë të pafundme ankesat e qytetarëve shqiptarë në lidhje me shërbimet e kompanisë Vodafone Albania, duke nisur kryesisht nga tarifat e larta të ofertave të cilat për xhepin e tyre janë të “kripura”, apo rasti tjetër kur abonentët detyrohen të kryejnë rimbushje dhe të bëjnë ofertë, pasi në të kundërt numri iu kalon në gjendje pasive. Në fakt lista e ankesave është e gjatë, por sot do të ndalemi në një rast që na ka dërguar një qytetar. Bëhet fjalë për aplikacionin “My Vodafone”, që sipas qytetarit vjedh të dhënat duke të dhënë mundësinë që të fikësh dhënien e datave për qëllime marketingu, por nëse rifutesh dhe e kontrollon vihet re se ato janë ndezur sërish. Më poshtë jepet edhe një video që ilustron ankesën e qytetarit.
Mesazhi i qytetarit:
Pershendetje!. Shikoni cfar ben vodafone me aplikacionin e tij qe vjedh te dhenat. Te jep mundesine gjoja ti fikesh dhenien e datave per qellime marketingu por po ta rikontrollosh ne menyre instante i ndez pa dijenine tende!…