Mashtrimet e dyshes Kreshnik Hajdari- Pëllumb Salillari; punimet në Lumas do t’i bëjë firma “Fled”… e sekuestruar dhe pa akt n/kontraktimi
KUÇOVË/ Harbimi i pushtetit, me 300 policë e “të fortë”, kundër 200 banorëve të Lumasit, për të mbrojtur interesat e pista financiare të fatorinos përdhunues Pëllumb Salillari, me urdhër të kryeministrit Rama e zbatim histerik nga kryepolici i Beratit Neritan Nallbati, i cili pas dorës së ryshfetit në kuletën e zezë të oligarkut Salillari, po vazhdon dhunën fizike shtazarake mbi banorët që po mbrojnë ujin e tokave të tyre
Nuk do ndalet protesta për ujin në Kanionin Sinec-Lumas, por nuk po ndalet as dhuna shtazarake e policisë, financuar nga oligarku Pëllumb Salillari dhe e komanduar me egërsi nga kryepolici i Beratit, Neritan Nallbati; njohur si mik, ortak dhe mbrojtës i bandave Çapja-Xibraka në Elbasan e Ben Qimja-Kajolli në Fier.
Shkaku është ky: Bashkia Kuçovë, ose më saktë personalisht kryebashkiaku xhambaz Kreshnik Hajdari si pjesë e kësaj afere, ka miratuar Leje Nr. 3562/1 datë 14.10.2020 për ndërtimin e ujësjellësit në fshatrat Lumas, Pëllumbas, Bardhaj, Sheqëz, Vodëz, Krekëz, Koritëz.
Fakti, që zona Lumas ka 7 ujësjellës funksional të ndërtuar qysh në vitet 2005-2006, me kapacitet furnizimi edhe për 2 herë më tepër banorë e biznese; është provë e qartë, se tenderi i këtij ujësjellësi nuk është bërë për nevoja të komunitetit, por është një krim financiar i kryebashkiakut Hajdari dhe oligarkut Salillari.
Sipas ekspertëve që kanë analizuar financiarisht projektin dhe akt-vlerësimin e bërë nga Bashkia, rezulton se edhe nëse ujësjellësi në Lumas-Sinec, do ishte i nevojshëm e do të lejohej nga banorët; vlera e tenderit do të ishte afro 1.6 milionë Euro, ndërsa dyshja Hajdari-Salillari e kanë caktuar 3.6 milionë Euro, ose 2 milionë Euro vjedhje.
Këtë fakt, duhet ta hetojë SPAK, si indicie hetimi bashkë me kallëzimin penal që kanë bërë banorët e Lumasit; por përveç këtij fakti, ka dhe mashtrime të tjera, bërë po nga dyshja Kreshnik Hajdari e Pëllumb Salillari.
- Numri i punëtorëve 400 të siguruar, është një prej kushteve të tenderit për ujësjellëësin Lumas, me të cilat kryebashkiaku Kreshnik Hajdari e ka shpallur “fituese” firmën “Salillari shpk”.
- Mirëpo për punimet në kantjerin Kanioni Sinec Lumas, është paraqitur firma e suvatimeve, luleve e farërave “Fled Shpk” me pronar Fredi Alush Marra nga Kuçova; që sipas zyrës së tatimeve ka vetëm 5 punëtorë të siguruar e 4 punëtorë ilegalë.
- Firma “Fled shpk”, që do ndërtojë ujësjellësin, nuk ka të regjistruar në stafin e saj, 3 inxhinierë hidroteknikë, 4 inxhinierë elektrikë e 2 inxhiner gjeofizik, që është kusht bazë në investime publike afatgjata, me vlerë mbi 2 milionë Euro e me impakt mjedisor.
- Firma “Fled shpk”, sipas kushteve të tenderit për zbatimin e projektit Ujësjellësi-Lumas; nuk ka punonjës me dëshmi kualifikimi të sigurimit teknik “Grupi I”.
Ja 5 mashtrimet e kryebashkiakut Hajdari dhe oligarkut Salillari, me futjen e firmës “Fled shpk”, për të bërë punimet e ujësjellësit në Sinec:
Sipas Nenit 61, të Ligjit nr. 9643, datë 20/11.2006 (ndryshuar) dhe sipas VKM nr. 914, datë 29.12,2014, Bashkia Kuçovë mund të lejojë kryerjen e punimeve me nënkontraktimin, të caktuar prej firmës fituese, vetëm duke zbatuar një klauzolë të pashmandshme, që nuk është zbatuar
- Sipas Nenit 61, të Ligjit nr. 9643, datë 20/11.2006 (ndryshuar) dhe sipas VKM nr. 914, datë 29.12,2014, firma “Salillari shpk”, duhej ta deklaronte si “Nënkontraktore punimesh” firmën “Fled shpk”, para bërjes së tenderit, por kjo nuk është bërë.
- Ditën që dorëzoi ofertën në bashkinë Kuçovë, firma “Salillari shpk”, duhej të dorëzonte dhe llojet punimeve që do bënte firma “Fled shpk” në Ujësjellësin Lumas, por nuk i ka deklaruar.
- Bashkia duhet t’i lejojë firmës nënkontraktore “Fled shpk”, vetëm 40% punime të projektit, ndërsa 60% duhet t’i bëjë vetë firma “Salillari”; e cila ka detyrim të fillojë e çojë punimet deri në 10% të projektit, pastaj t’ia dorëzojë nënkonraktorit, por punimet i ka nisur firma “Fled”.
- Para lidhjes së kontratës me Bashkinë, firma “Salillari shpk” duhej të dorëzonte aktin noterial të Nënkontraktimit me firmën “Fled shpk” dhe garancinë bankare të kësaj firme, për të vërtetuar se ka kapacitete për 40% punime të Ujësjellësit, por nuk e ka bërë e ka vetëm 8.2 milionë lekë.
- Madje, Hajdari e Salillari kanë mashtruar, sepse firmës “Fled”, qysh prej datës 13.12.2017 e deri sot, me Urdhër Nr. 7431 Prot. Nr. 799 (84) të Zyrës Përmbarimore “E.P.S.A” shpk, i është bllokuar 100% e kapitaleve e pasuritë personale të pronarit, si debitore në subjekte e banka.
NË VIJIM DO TË LEXONI:
– E vërteta e hetimit dhe shoqërimit disa herë në polici, të oligarkut Pëllumb Salillari në vitet 1997-2003, për akuzën e grabitjes dhe zhdukjes së vëllait Ismail Salillari, emigrant në Greqi.
– Përse kryebashkiaku i Kuçovës, Kreshnik Hajdari, është rrahur e marrë peng 3 herë nga “të fortë” trafikantë biznesmenë të Beratit e Lushnjes; dhe ka heshtur në marrëveshje “tolerimi” me policinë e prokurinë, në vitet 2014-2019 kur ishte Dejtor i Rajonal i OSSHE-Berat?/