12 September, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Kronikë

Skandali në Korçë: Kush e mbron Ben Blushin?

by News Albania
26/12/2020
in Kronikë
0
162
VIEWS
Share on Facebook

Policia e Korçës zhytet në korrupsion apo e trodhi Blushi?!

Prej dy ditësh në media është denoncuar skandali i ndodhur në Korçë, mesnatën e 24 dhjetorit, në prag të Krishtlindjeve ku në “Pub Republika” u organizua një festë me mbi 200 persona.

Në një kohë kur e gjithë Shqipëria është në izolim për shkak të koronavirusit, “Pub Republika” e Ben Blushit ka injoruar çdo masë të mundshme duke u kthyer në një “bombë me sahat” për shëndetin e shumë njerëzve. Ishte një denoncim i ish kryeministrit Sali Berisha që “çoi policinë në këmbë” për të ndërhyrë.

Forca të shumta policie shkuan në ambientet e lokalit Pub Republika, ku kanë konstatuar prezencën e qindra personave dhe kërkuan mbylljen e menjëhershme të muzikës dhe ambienteve.

CNA.al u interesua ditën e djeshme pranë zëdhënëses së policisë, Erlida Bregasi e cila refuzon të japë informacion për ngjarjen. Duke parë sikletin që ka zëdhënësja për të dhënë informacion iu drejtuam zyrtarisht drejtorit të Policisë Korçë, Ferdinad Mara duke i kërkuar informacion për ngjarjen pasi çdo ditë policia raporton qindra qytetarë të gjobitur me 30 mijë lekë për mosmbajtjen e maskës, apo biznese ku zhvillohen aktivitete me gjoba shumë milionëshe. Dy netë më parë janë konstatuar rreth 200 persona në Pub Republika në Korçë e cila është në pronësi të vajzës së Ben Blushit dhe përdoret nga të afërmit e tij, por nuk u dha asnjë njoftim nga policia pas denoncimit të ish kryeministrit Sali Berisha.

CNA.al e telefonoi Drejtorin e Policisë në Korçë i cili sapo dëgjoi pyetjen lidhur me skandalin, nuk ngurroi të mbyllte telefonin në mënyrë të turpshme dhe ofenduese. Kjo është policia e shtetit, gazetarët e kontaktojnë për të pyetur rreth një ngjarje skandaloze dhe ata mbyllin telefonin. Kjo është kultura që reflekton Policia e Shtetit sot.

Nga ana tjetër i drejtuam me mesazh disa pyetje për t’i kërkuar informacionin e plotë, por u refuzua të jepej ky informacion edhe nga zëdhënësja edhe nga Drejtori i Policisë.

Çfarë masash u morën për “Pub Republikën”, ku në kulmin e pandemisë u organizua një festë me mbi 200 persona brenda?

Në rast se jo se? Kush e mbron dhe a është përfshirë policia në një skandal korrupsioni?

Kërkohet që skandali të kalohet në heshtje ku një “bombë shëndetësore” u denoncua dy netë më parë nga Berisha dhe policia vazhdon të heshtë. Ishin rreth 200 persona që po festonin në ambientet e “Pub Republikës” pas orës të lejuar që është 20:30. Ndërkohë duhet të ishin gjobitur të gjithë personat që ishin pjesë e këtij aktiviteti dhe të merreshin masat më ekstreme që parashikon ligji për organizatorin e eventit. Në këtë rast nuk ka ndodhur asgje e tillë!

Tani dy janë skandalet ku përfshihet policia e Shtetit në këtë ngjarje.

E para nuk po jep infomacion pasi është përfshirë në një skandal korrupsioni sepse mund të ngrihen të gjitha dyshimet që eksponentë të caktuar të policisë të kenë marrë para nga pronarët e lokalit që aktiviteti të vazhdojë dhe për shkak të denoncimit të Berishës është ndërhyrë dhe ambient është mbyllur.

Nga ana tjetër dikush ka tredhur policinë e Korçës, të parin drejtorin e qarkut e me radhë gjithë piramidën sepse ka ndodhur një skandal, një “bombë shëndetësore” në kulmin e pandemisë dhe askush nuk bën asnjë veprim, thjesht mbyll lokalin dhe largohet. E në rast se do të ishte kështu, s’ duhet të gjobitet asnjë lokal tjetër, sikurse ndodh çdo ditë, por policia duhet të ketë rol këshillues. Në këtë rast në zbatim të ligjit nuk ka pasur rol këshillues por duhet të merrte masat, pra ose është përfshirë në korrupsion ose dikush e ka tredhur policinë e Korçës.

Theksojmë se dy javë më parë policia gjobit me rreth 50 milionë lekë një numër qytetarësh për shkak të pjesëmarrjes në një protestë. Policia u shqetësua shumë dhe i gjobiti sepse po përhapej pandemia, megjithëse protesta u zhvillua para bashkisë në një ambient të hapur. Nga ana tjetër në rastin e lokalit të Ben Blushit, ka më shumë njerëz se në protestë dhe ishte një ambient i mbyllur dhe nuk u mor asnjë masë. Ky është standardi i Policisë së Shtetit!/CNA.al

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Shooting More than 40 Years of New York’s Halloween Parade

Why Millennials Need to Save Twice as Much as Boomers Did

Doctors take inspiration from online dating to build organ transplant AI

Geraldo Enes Rexhvelaj dhe profili i tij akademik

18/07/2026

Sokol Guga, Monika Zguro dhe Albert Dumani do të prezantojnë edicionin e 12-të të spektaklit “Krishtëlindje në Tiranë 2026”

18/07/2026
Rama: Forcimi i lekut është sukses dhe dëshmi e pakundërshtueshme e rritjes së ekonomisë shqiptare

Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla/ Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

17/07/2026
Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

17/07/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2026 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2026 News Albania