rej muajsh në dyertë e institucioneve të Vettingut është duke u zhvilluar një nga proceset më të çuditshme për këdo që e ka ndjekur që prej fillimit procesin e Vettingut. Bëhet fjalë për gjyqtarin Sokol Ngresi, i cili e kaloi me sukses Vettingun më 11 nëntor të vitit 2020. Një ankesë e Komisionerit Publik, në muajin mars 2021, ku u zbulua një kontratë e fshehtë që gjyqtari kishte bërë për blerjen e një apartamenti, rihapi procesin për Ngresin, i cili tashmë rrezikon postin por edhe ndjekjen penale, në rast se dyshimi për të provohet.rej muajsh në dyertë e institucioneve të Vettingut është duke u zhvilluar një nga proceset më të çuditshme për këdo që e ka ndjekur që prej fillimit procesin e Vettingut. Bëhet fjalë për gjyqtarin Sokol Ngresi, i cili e kaloi me sukses Vettingun më 11 nëntor të vitit 2020. Një ankesë e Komisionerit Publik, në muajin mars 2021, ku u zbulua një kontratë e fshehtë që gjyqtari kishte bërë për blerjen e një apartamenti, rihapi procesin për Ngresin, i cili tashmë rrezikon postin por edhe ndjekjen penale, në rast se dyshimi për të provohet.
Por për çfarë bëhet fjalë konkretisht?
Çështja që ka në fokus gjyqtarin e Apelit të Vlorës është jo pak e komplikuar. Njësoj si një “magjistar” Ngresi ia doli të fshihte një kontratë të vitit 2014, ku ai kishte dakordësuar me një kompani ndërtimi, blerjen e një apartamenti. Kjo kontratë e anuluar nga vetë Ngresi u fsheh në procesin e zhvilluar në KPK, duke u zbuluar nga Komisioneri Publik. Për Ngresin shkuan 4 denoncime, ku thuhej se gjyqtari kishte fshehur një apartament 113.4 m2m me vlerë 68 mijë euro.
Kontrata e rezervimit të apartamentit.
Me të marrë përsipër denoncimin, trupa gjykuese e KPA, kryesuar nga Albana Shtylla, me relatore Ina Ramën dhe anëtarë Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz dhe Sokol Çomo, çeli hetimin gjyqësor dhe i kërkoi ASHK-së Vlorë informacion dhe dokumente lidhur me lejen e ndërtimit të pallatit në fjalë – ndërsa shoqërisë “AFA Konstruksion” sh.p.k. që të informonte nëse kontratat e depozituara nga denoncuesit janë të hartuara realisht prej saj dhe nëse ka lëshuar mandat-pagesat në fjalë.
Por këtu ndodhi edhe habia… gjyqtari Ngres këmbënguli se e gjithë kjo çështje e ngritur ndaj tij ishte montim. Gjyqtari deklaroi se kontrata paraprake, ajo e revokimit dhe mandat-pagesat që pretendohej se ishin nënshkruar prej tij ishin të falsifikuara. Ngresi akuzoi drejtpërdrejt biznesemenin Flamur Kadëna si personin që qëndronte pas këtij komploti, i realizuar sipas tij në bashkëpunim edhe me një ish-gjyqtare dhe me një grup njerëzish që kërkonin largimin e tij nga sistemi.
Pretendimi i tij vazhdoi dhe gjyqtari i kërkoi KPA të paraqiste një ekspertizë që sipas tij provonte se nuk ishte ai personi që kishte firmosur këto kontrata. Ngresi deklaroi se i kishte kërkuar një zyre private për të marrë një ekspertizë për elementët grafikë të nënshkrimit të tij në kontratat e porosisë, të revokimit dhe në mandate-pagesa. Pasi ekspertiza u bë, pranë Laboratorit në Institutin e Policisë Shkencore, që drejtohet nga djali i hallës së Ngresit, gjyqtari e dorëzoi ekspertizën në favor të tij në KPA, ku rezultonte se Ngresi nuk i kishte firmosur kontratën dhe mandate-pagesat… E gjendur përballë këtij fakti, KPA ishte e detyruar të shprehej në favor të Ngresit dhe të dorëzojë një kallëzim penal për biznesmenin Flamur Kadëna…
Por çfarë ka ndodhur realisht? A është vërtet një komplot për të shkarkuar gjyqtarin Sokol Ngresi, i lakuar në disa raste për dyshime se ka shkelur ligjin për konflikt interesi… Kush do të paguante në vend të tij mijëra euro për ti rimarrë sërish mbrapsht?