Bledi Mane:
Skandali diplomatik/ 12 MIJË EURO NË MUAJ QERA PAGUAN AMBASADORI I KATARIT PËR VILËN E GJIN GJONIT!
890 metra katrorë sipërfaqe banimi, 18 dhoma ndenieje e gjumi ku përfshihen edhe palestra, sauna, banjat dhe pishina individuale ka vila ish gjykatësit Gjin Gjoni në kompleksin rezidencial “Rrolling Hill” në pjesën lindore të kryeqytetit. Kjo vilë megaluksoze ka 20 muaj që është marrë me qera nga Ambasada e Kartarit në Tiranë si rezidencë për ambasadorin Ali Bin Hamad Al Marri me një çmim të frikshëm prej 18 milionë lekësh çdo muaj pa llogaritur faturat e energjisë elektrike, mirëmbajtjes, ujit. Tingëllon absurde sesi një vend mik i Shqipërisë paguan me paratë e taksapaguesve të vet një ish gjykatës kriminel e të korruptuar, i njohur e i dëbuar nga sistemi i drejtësisë për skandalet e tij.
E habitshme tingëllon edhe religjionisht sesi një diplomat karriere nga Doha e Katarit i besimit fetar sunit musliman fut kokën dhe strehoet në shtëpinë e një krimineli nga Fishta e Lezhës katolik por pa din e pa iman.
Si gazetar i përgjegjshëm për zbulimin e kësaj afere korruptive, dje dhe sot kontaktova Amabasadën e Katarit në Tiranë, telefonova disa herë në numrin e tyre 042274488 për konfirmim të rastit në fjalë, më premtuan se do më kontaktonit por deri tani vetëm kanë heshtur.
Nuk imagjinohet dot sesi në Tiranën me dhjetra e qindra vila e rezidenca luksoze, një ambasador i huaj strehohet pikërisht dhe i paguan çdo muaj shuma të majme lekësh ish gjykatësit Gjin Gjoni i cili para pak vitesh liroi nga burgu trafikantin e njohur musliman të heroinës Abdulselman Turgut.
Mos doshta kjo është një koincidencë apo marrëveshje e heshtur mes palëve të ndërmjetme?
Ju kujtoj se nesër kemi një tjetër batërdi, një tjetër qiramarrje të frikshme nga…
Nga kush tjetër përveçse Gjin Gjonit?











