Heshtje dhe tension ndjehej në kangjellat e spitalit Infektiv i cili pret pacientë të shumtë në këtë valë të 4 të Covid-19. Shtrimet janë rritur ndjeshëm duke sjell një situatë të rënduar në pavionet që tashmë janë kthyer në strehën e personave që kanë shqetësimet më të mëdha shëndetësore.
Familjarët e pacientëve janë ata që e vuajnë më së shumti këtë epidemi që duket se po del përsëri nga kontrolli. Një grua ankohet me lot në sy për gjendjen e bashkëshortit i cili edhe pse 4 dite i shtruar në spital nuk ka asnjë ndryshim. I biri i pacientit thotë se babai i tij i ka thënë se gjendja e pandryshuar shëndetësore ka ardhur për shkak të mungesës së antibiontikëve në spital.
Në vëzhgimin që syri tv ka kryer pranë këtij spitali në 15 minuta 4 autoambulanca me pacient erdhë me urgjencë për shtrim.
Ndërkohë fatkeqësisht edhe makina e morgut po qëndronte në pritje për të marr një prej pacientëve që kishte nderuar jetë. Por për shkak të kamerave trupi i pajetë u tërhoq përsëri duke pritur largimin e medieve.