Një skandal në kujiftë e absurdit është evidentuar së fundmi nga portali newsalbania.al në lidhje me Agjencinë Rajonale të Mjedisit e cila ka mëse 1 vit që figuron debitore për mosshlyerje energjie elektrike institucionit të O.SH.E.E. -së në vlerën e mbi 300 mijë lekëve të rinj. Është e pajustifikuar neglizhenca e drejtuesit aktual Arben Voja pasi që këto janë zëra që parashikohen nga buxheti i shtetit në fillim të vitit.Por papërgjegjshmëria e titullarëve bën që këto detyrime të akumulohen për muaj e muaj me radhë duke u bërë të paperballueshme dhe duke e kaluar shpeshherë institucionin në kolaps financiar.
Në një analizë të thjeshtë nuk mund të shpjegosh standardin e dyfishtë që shteti shqiptar aplikon në terren ku qytetarëve të thjeshtë u tregohet burgu ,gjobat e majme dhe lloj-lloj sanksioni adminstrativ e penal kurse institucioneve shtetërore nuk u troket kush në derë dhe i lejojnë të abuzojnë pafund e pa arsye.
Drejtuesi aktual është lakuar shpesh në media dhe jo vetëm për skandale të ndryshme por afrimiteti me deputeten socialiste të Fierit Antoneta Dhima e mban ende në detyrë duke bërë që minstria e linjës të heshtë e të mbyllë të dy sytë përballë çdo abuzimi. Kështu shprehen me qindra socialistë të thjeshtë në këtë qytet se drejtorin më të paaftë e mban deputetja Dhima për shkak të lidhjes fisnore sesa për kontribute dhe aftësi drejtuese!
Në opinionin tonë kjo politikë , e dopio standardit duhet të marrë fund një orë e më parë nqs do të pretendojmë për një trajtim të barabartë e të drejtë mes qytetarëve në të kundërt do të vazhdojmë të kultivojmë kulturën e pandëshkueshmërisë

















