14 November, 2025
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Kronikë

Skandal në hetimin e gazetarit të ‘drogës’/ Kush e zhduku akuzën që rëndonte mbi Elio Lazen?!

by News Albania
20/03/2022
in Kronikë
0
Skandal në hetimin e gazetarit të ‘drogës’/ Kush e zhduku akuzën që rëndonte mbi Elio Lazen?!
118
VIEWS
Share on Facebook

Skandal në hetimin e gazetarit të “drogës” / Kush e zhduku akuzën që rëndonte mbi Elio Lazen

Gazetari Elio Laze, është arrestuar në flagrancë me 28 maj 2021 me armë zjarri dhe lëndë narkotike.

Pas arrestimit ai është marrë në pyetje si për pistoletën “Ekol” ashtu edhe për drogën.

Laze ka pranuar posedimin e armës dhe konsumimin e lëndëve narkotike.

Dhe deri në referimin e rastit në Prokurori, kanë qenë dy akuza, “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit”, të parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal dhe ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” të parashikuar nga 283 I Kodit Penal.

Më pas me përfundimin e hetimeve, akuza për “Prodhimin dhe shitjen e narkotikëve” të parashikuar nga 283 i Kodit Penal, ka rënë dhe s’dihet se si ka ndodhur kjo, përkundrejt fakteve dhe provave të përpiluara dhe grumbulluara nga oficeri i Policisë Gjyqësore, por edhe nga vetë dëshmia e gazetarit Elio Laze.

Me datë 31-05-2021, kur Laze do të njihej me masën e sigurisë, akuza për “Prodhimin dhe shitjen e narkotikëve”, nuk është përmendur.

Dyshimet për manipulim të akuzave
Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka dërguar para Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë kërkesën për “Vleftësim arresti në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg” për personin nën hetim Elio Laze, i cili dyshohet per kryerjen e veprave penale “Prodhimi, mbajtja e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit , të parashikuar nga neni 278/1, i Kodit Penal.

Nga shqyrtimi gjyqësore i akteve dhe provave të paraqitura nga prokurori rezultoi se: Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka regjistruar procedimin penal Nr.3779/2021 për veprën penale të parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal, në ngarkim të personit nën hetim Elio Laze.

Nga aktet e këtij procedimi rezulton se më datë 28.05.2021, rreth orës 00.30 min, shërbimet e Komisariatit Policisë Nr.1 Tiranë gjatë patrullimit në rrugën “ Ali Demi” në vendin e quajtur “ Trekëndëshi i Flamurit Gjerman” kanë ndaluar për kontroll mjetin me targë AA 614XX, i cili drejtohej nga shtetasi Elio Laze, ku gjatë kontrollit në çantën e dorës ju gjet një armë zjarri, tip pistoletë, me mbishkrimin “ EKOL” me karikatorin e vendosur në armë dhe në krëhërin e armës është gjetur i vendosur një fishek.

Është sekuestruar arma e zjarrit dhe fishekët, për të vazhduar me kryerjen e ekspertimit teknik vlerësues.

Pra nuk përmendet në asnjë vend lënda narkotike, për të cilën Laze është pyetur në Polici dhe ka pohuar se e kishte blerë dhe e konsumonte.

Edhe analizat toksikologjike e kanë nxjerrë Lazen përdorues të lëndëve narkotike.

“Nisur nga rrezikshmëria e veprës penale për të cilën dyshohet, organi i prokurorisë ka kërkuar vleftësimin e ligjshëm të arrestimit ne flagrance dhe caktimin si masë sigurimi personal ndaj personit nën hetim atë të “Arrest në burg””, thuhet në vendimin për vlerësimin e masës së arrestit, numër 854.

Rezulton se në rastin konkret, veprat për të cilat dyshohet se ka kryer personi nën hetim Elio Laze, neni 278/1 parashikon dënimin me burgim nga 5 deri 7 vjet. Në këto kushte, konform nenit 252 të Kodit të Procedurës Penale,arrestimi në flagrancë, i personit nën hetim është bërë, nga ana e policisë gjyqësore në përputhje me kriteret e përcaktuara në nenin 252 të K.Pr.Penale pasi personi nen hetim është kapur me sende dhe prova material pa leje të organeve kompetente, nga të cilat duket se ka kryer veprën penale të parashikuar nga nenet 278/1 të K.Penal…

Share this:

  • Click to share on WhatsApp (Opens in new window) WhatsApp
  • Click to share on Facebook (Opens in new window) Facebook
  • Click to share on X (Opens in new window) X

Të ngjashme

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

08/04/2022
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Njihuni me katër shenjat që do të përjetojnë periudhën më të mirë të jetës së tyre deri në fund të vitit

Horoskopi 14 Nëntor 2025/ Zbuloni surprizat e yjeve për sot

Reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Per teatrin dhe dhunen reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Njihuni me katër shenjat që do të përjetojnë periudhën më të mirë të jetës së tyre deri në fund të vitit

Horoskopi 14 Nëntor 2025/ Zbuloni surprizat e yjeve për sot

14/11/2025
Mbledhja e dy qeverive/ Nis ceremonia në Romë, Rama pritet nga Meloni

Mbledhja e dy qeverive/ Nis ceremonia në Romë, Rama pritet nga Meloni

13/11/2025
Mbledhja e përbashkët mes qeverive/ Kryeministri Rama mbërrin në Romë, ceremoni zyrtare nga Meloni

Mbledhja e përbashkët mes qeverive/ Kryeministri Rama mbërrin në Romë, ceremoni zyrtare nga Meloni

13/11/2025
Cili je ti që guxon të prekësh pasaportën e Ballukut? Berisha zbulon prapaskenat: Si u kërcënua prokurori nga Edi Rama, e qepi gojën, sepse duhej t’i hiqej vetë pasaporta

Ekzekutimi mafioz i Gilmando Danit, Berisha: Qeveria dhe mafia janë bërë një, ndodhi në zonën më të mbrojtur të shtetit mes policisë dhe FNSH

13/11/2025

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2024 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2025 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In