Skandal me ushqimet te CONAD/ Qyetarja: Makaronat më dolën të mykura, s’është hera e parë!
Kemi denoncuar shpesh raste të ushqimeve të skaduara apo të mykura, të cilat ndonëse iu ka kaluar afati i konsumimit, vijojnë të tregtohen nëpër supermarkete të ndryshme. Dhe sa më shumë që raportohen raste të tilla, aq më shumë del në pah mungesa e punës së bërë nga AKU-ja. Pa folur pastaj për rrezikun kryesor që lidhet drejtpërdrejt me shëndetin e konsumatorëve.
Në lidhje me këtë problematikë, në redaksinë tonë ka shkruar edhe një qytetare e cila tregon se ditën e sotme ka bërë disa blerje te një supermarket “Conad” në zonën e Bllokut në Tiranë. Por siç duket edhe nga fotoja e nisur, makaronat i kanë dalë të mykura dhe sipas saj kjo nuk është hera e parë që ndodh dhe herë pas here ka gjetur edhe flutura brenda paketimit.
Mesazhi i qytetares:
Pershendetje. Keto jane makarona te fresketa te blera sot ne Conad. Mjerë ne nuk kemi siguri per asgje ne kete vend!!! Po te mykura dhe nuk eshte hera e pare. Tek i njejti supermarket, para pak kohes makaronat kesaj here te thata kishin flutura brenda qeses. Tek zona e bllokut mbrapa Lsi.