12 November, 2025
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Skandal: Lëkurë derri dhe kocka të bluara brenda sallamit/ Dëshmi tronditëse e punëtorit të fabrikës

by News Albania
25/03/2022
in Aktualitet
0
Skandal: Lëkurë derri dhe kocka të bluara brenda sallamit/ Dëshmi tronditëse e punëtorit të fabrikës
434
VIEWS
Share on Facebook

Skandal/ Lëkurë derri dhe kocka të bluara brenda sallamit, dëshmia tronditëse e punëtorit të fabrikës

Një dëshmi tronditëse ka mbërritur në redaksinë Tv Ora në lidhje me atë që ndodh pas dyerve të fabrikave që prodhojnë sallam.

Është pikërisht një punëtor që ka punuar në një prej fabrikave më me emër në Tiranë, ai që denoncon atë që e quan krim ushqimor.

Pasi ka punuar në disa procese ai denoncon faktin që sallami i skaduar rri etiketohet për te dalë përsëri në treg.

Punëtori i fabrikës: Sallamet vinin dhe i rietiketonin prapë.

Gazetarja: I rietiketonin?

Punëtori i fabrikës: Po. Data e skandencës e ka parasysh? Në qoftë se sallami skadon për një muaj ato e vinin 5 ditë 7 ditë plus deri sa të shitej.

Nga ana tjetër punëtori shprehet se një prej përbërësve që i hidhet brumit të sallamit është edhe lëkura e derrit.

Gazetarja: Edhe lëkurën e derrit e përpunonin?

Punëtori i fabrikës: Po. Lëkura e derrit u bënte si kadaif. Ti shife sallamin, merr një sallam *** te popullori te salçiçet te çdo lloj sallami në qoftë se ke një të bardhë picul e vogël ajo është lëkura e derrit, ke proshuta te të gjitha.

Përveç saj i shtohet edhe kockë e bluar. Punonjësi i fabrikës tregon se çfarë ka ndodhur kur nga neglizhenca harruan ta fusnin kockën e bluar në frigorifer.

Punëtori i fabrikës: Kima se e quajnë kima ata, është kocka e bluar. Po ta lije në një vend të nxehtë në nxehtësi ajo u bënte gjak. Kocka e bluar u bënte gjak. Kur e kemi lënë njëherë te furra e harruam një natë u bë krejt gjak. Unë kam punuar te prodhimi te paketimi prandaj të thashë për etiketat.

Nga ato që ka parë, prodhimin me skandaloz cilëson Hot Dog sepse ka më shumë kockë të bluar në krahasim me prodhimet e tjera

Gazetarja: Po ky hot dog që reklamojnë?

Punëtori i fabrikës: Ka më shumë kima. Kimaja është kocka e bluar. Nëse e ke parasysh ha një sallam tjetër një salçiçe tjetër që është me e shijshme se kjo, kjo nuk ka shije prej kimasë. Edhe kur skuqet bëhet i kuq fare, ajo është kimaja kocka e bluar.

Shpesh fabrika ofronte 3 ose 4 kg sallam falas për punonjësit, por personi që solli këtë dëshmi shprehet se ai asnjeherë nuk e ka konsumuar por ia jepte qenve si ushqim.

Gazetarja: Si e haje ti atë sllamin që të jepnin?

Punëtori i fabrikës: Nuk e haja, ia jepja qenit. Te shtëpia nuk e kam konsumuar fare,nuk kam lënë asnjë të shpisë.

Gazetarja: Që ta hante?

Punëtori i fabrikës: Jo.

Në ditët në vazhdim Tv Ora do të sjellë të tjera detaje në lidhje me abuzimet që kryhen në fabrikat e përpunimit të mishit njëkohësisht do të bëjë publik emrin e subjektit që vë në rrezik shëndetin dhe jetën e qytetarëve.

E nëse do flasim për AKU institucionin që është përgjegjës për sigurinë ushqimore, duket se ka vendosur për të mbyllur sytë përpara abuzimeve.

Kjo pasi për 4 vite rresht nga 2018 deri ne 2021 nuk ka dalë në treg për të marrë monstra rastësore të sallamit që prodhohet nga kompanitë më të mëdha në vend që të kryejë analiza.

Në përgjigjen e kthyer për Tv Ora ky institucion shprehet se vepron me anë të shkëmbimeve të informacionit dhe jo me analiza laboratorike.

Konsumatorët duan të dinë edhe sa kohë AKU do të heshtë, duke lënë jeteën e tyre të ekspozuar ndaj çdo lloj abuzimi?

Share this:

  • Click to share on WhatsApp (Opens in new window) WhatsApp
  • Click to share on Facebook (Opens in new window) Facebook
  • Click to share on X (Opens in new window) X

Të ngjashme

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

08/04/2022
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Atentati në Rinas ku u plagos efektivi i policisë, pezullohet zinxhiri komandues i strukturës së Forcës së Posaçme Operacionale

Atentati në Rinas ku u plagos efektivi i policisë, pezullohet zinxhiri komandues i strukturës së Forcës së Posaçme Operacionale

Reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Per teatrin dhe dhunen reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Atentati në Rinas ku u plagos efektivi i policisë, pezullohet zinxhiri komandues i strukturës së Forcës së Posaçme Operacionale

Atentati në Rinas ku u plagos efektivi i policisë, pezullohet zinxhiri komandues i strukturës së Forcës së Posaçme Operacionale

12/11/2025
Akuza për korrupsion, GJKKO jep vendimin për tre zyrtarët e ministrisë së Mjedisit

Akuza për korrupsion, GJKKO jep vendimin për tre zyrtarët e ministrisë së Mjedisit

12/11/2025
Zbardhen detaje nga atentati në Rinas/ Autorët erdhën nga zona e Niklës, dy prej armëve të gjetura në automjetin e djegur…

Zbardhen detaje nga atentati në Rinas/ Autorët erdhën nga zona e Niklës, dy prej armëve të gjetura në automjetin e djegur…

12/11/2025
Lediona Xheladinaj bën rrëfimin prekës pas aksidentit

Lediona Xheladinaj bën rrëfimin prekës pas aksidentit

12/11/2025

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2024 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2025 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In