Skandal/ IKMT hetoi krimin e firmës “Salillari” në Kanionin Sinec, i shoqëruar vetëm nga punonjës të oligarkut
Avokati i banorëve, Arben Llangozi: – Beteja ligjore në SPAK dhe protesta do vazhdojnë/ Është çmenduri ta mendosh, që në grupin e inspektimit të IKMT u fut dhe firma shkatërruese “Salillari shpk”, që do të thotë, se “në stanin ku është bërë masakra, kanë çuar dhe ujkun të verifikojë dëmin e të bëjë drejtësi”; por urojmë të mos jenë të vërteta, zërat se oligarku Salillari i ka blerë dhe këta të IKMT-së Tiranë, siç bleu kryepolicin e Kuçovës, trafikantin e drogës Geron Seitllari dhe drejtorët e Policisë Berat, Neritan Nallbati e Edmond Targaj, të skeduar si “koka” të grupeve kriminale në Elbasan, Fier, Dibër, Korçë e Gjirokastër.
Banorët e Lumasit, kanë pasur përplasje të ashpër me inspektorët e IKMT-Tiranë, të cilët shkuan për të verifikuar akuzat ndaj krimit pasuror e mjedisor në Kanionin-Sinec, bërë nga oligarku Pëllumb Salillari dhe kryebashkiaku i Kuçovës, Kreshnik Hajdari.
Shkak u bë fakti, se pjesë e grupit të inspektorëve të IKMT nga Tirana, ishin dhe inxhinieri urbanist i Bashkisë dhe inxhinierë e “cuba” të firmës “Salillari shpk”; të cilët së bashku kanë zbatuar urdhrin e dyshes Hajdari-Salillari për shkatërrimin e lumit e Kanionit Sinec në Lumas.
Këta, janë shfaqur pas daljes së inspektorëve të IKMT, nga takimi në Bashkinë-Kuçovë, ku u verifikua leja e paligjshme e ndërtimit të ujësjellësit në Kanon dhe falsifikimi i kontratës, për nën-kontraktimin e punimeve e nga firma e plehut “Fled shpk”.
Në shkelje të plotë të ligjit për detyrat dhe funksionimin e IKMT, inxhinierët dhe “cubat” e oligarkut Salillari, janë lejuar të bëhen pjesë e grupit të inspektimit në Kanionin Sinec, kur ligji i IKMT e ndalon pjesëmarrjen e tyre, në proces-hetimin e krimit që kanë bërë vetë.
Madje, në grupin e IKMT, po sipas ligjit, nuk duhej pranuar as inxhinieri i Bashkisë-Kuçovë, së pari sepse verifikimi i procedurave u bë në dosjet tenderit; dhe së dyti, sepse Bashkia si institucion dhe inxhinieri si projektues e miratues i lejes ndërtimore, janë bashkë-autorë në këtë krim pasuror e mjedisor me oligarkun Pëllumb Salillari.
Në zbatim të ligjit, banorët e Lumasit i kanë kërkuar grupit të IKMT, që verifikimi i shkatërrimit në Kanionin e Sinecit dhe lumin Lumas, të bëhet vetëm prej tyre si proces i pavarur; pa prezencën e inxhinierëve të bashkisë e firmës “Salillari shpk”, që janë në hetim penal nga SPAK, si autorë të shkatërrimit.
Por IKMT, ka refuzuar kërkesën e ligjshme të banorëve të Lumasit, duke mos i larguar nga përbërja e grupit të verifikimit, gjë që krijoi dyshime, se procesi i verifikimit të dëmeve në Sinec, do jetë farsë e radhës, në favor të oligarkut Pëllumb Salillari.
Kaq ka mjaftuar, që banorët të irritoheshin e të bllokonin futjen në Kanionin Sinecit, të inxhinierit të Bashkisë-Kuçovë dhe grupit të IKMT, të cilët tentuan ta bënin inspektimin bashkë me inxhinierët e firmës “Salillari Shpk”.
Është absurde edhe ta mendosh e jo më ta lejosh, që pjesë e inspektimit të jetë dhe banda “Salillari” e cila shkatërroi lumin Lumas dhe Kanionin Sinec; madje kjo firmë, që të vazhduar punimet, ka financuar për të masakruar banorët protestues të Lumasit, bashkë me Policinë Bashkiake-Kuçovë, me policinë e shtetit dhe me kriminelë të paguar.
Përfaqësuesi ligjor i banorëve, Arben Llangozi, u shpreh, se pas bllokimit të punimeve e gjobës 65 milionë lekë ndaj firmës “Salillari shpk”, IKMT-ja ka garantuar se në çdo proces, do veprohet sipas ligjet “Për zonat e mbrojtura”.
Mirëpo, ndodhi absurdi, që në grupin e inspektimit të IKMT u fut dhe firma shkatërruese “Salillari shpk”; që do të thotë, se “në stanin ku është bërë masakra, kanë çuar dhe ujkun të verifikojë dëmin e të bëjë drejtësi”.
Urojmë të mos jenë të vërteta, zërat se oligarku Salillari i ka blerë dhe këta të IKMT-së Tiranë, siç bleu kryepolicin e Kuçovës, trafikantin e drogës, Geron Seitllari; dhe drejtorët e Policisë Berat, Neritan Nallbati e Edmond Targaj, të skeduar si “koka” të grupeve kriminale në Elbasan, Fier, Dibër, Korçë e Gjirokastër.
Ndryshe, nuk do ndodhte, që grupi i inspektimit të IKMT-Tiranë, kontaktoi dhe pyeti “me dyer të mbyllura” vetëm inxhinierët e Bashkisë Kuçovë e të firmës “Salillari shpk”; të cilët pa asnjë dyshim, kanë deklaruar ato që u kanë thënë shefat e tyre, Kreshnik Hajdari e Pëllumb Salillari.
Në përputhje me ligjin, Arben Llangozi, avokat i banorëve, ka quajtur “skandal”, që në inspektimin e IKMT-së Tiranë, kanë qenë dhe inxhinierë të firmës “Salillari”.
Njëherazi, Av. Arben Llangozi, ka deklaruar se kallëzimet penale dhe proceset gjyqësore, do vazhdojnë derisa banorët e Lumasit, të shpëtojnë ujin e tokave dhe Kanionin Sinec, si një e drejtë ligjore e tyre, për mbrojtjen e burimit jetik dhe pasurisë së zonës.
E ndërsa zyra ligjore “Jurisprudenca”, do vazhdojë procedurat në SPAK e institucione të tjera, banorët e Lumasit shprehen se nuk do ta ndalin protestën e nisur para 4 muajve, për të bllokuar këtë projekt mafioz të oligarkut Pëllumb Salillari; me të cilin, përveç 3.6 milionë Euro taksa, po u grabit dhe ujin e tokave….