Skandali i Uniformave: SPAK la jashtë dosjes Ardi Veliun që firmosi kontratën false dhe Ismail Kadiun që ndau 10 milionë Euro vjedhje
Kush ia hoqi “njollën”, ish-ministrit Sandër Lleshaj dhe Sekretarit Plarent Ndreca?/ Është skemë vetë-pastrimi e Ramës, për të mos ia arrestuar krye-hajdutët në detyrë; fakti që drejtoresha e cila bëri tenderin e uniformave, u shkarkua me gjoja dorëheqje 1 javë para se të arrestohej; por dhe Ardi Veliu u përzu me gjoja dorëheqje më 5 tetor, 1 javë para se SPAK të dorëzonte në gjykatë dosjen e këtij tenderi, ku ish-kryepolici batakçi ka shumë gjurmë në vjedhjen 10.8 milionë Euro.
Pas 3 muaj hetime, SPAK ka dorëzuar në Gjykatën e Posaçme, dosjen me akuzat për tenderin e uniformave policore, ndaj drejtoreshës dhe 8 zyrtarëve të Angjencisë së Blerjeve të Përqendruara.
Për këtë hetim, ka patur e ka shumë reagime, jo thjeshtë për vlerën e vjedhjes, por sepse përveç zyrtarëve fundor zbatues urdhërash, SPAK nuk hetoi drejtuesit e Ministrisë së Brendshme, të Policisë së Shtetit e të kompanisë private, të cilët inskenuan, bekuan dhe realizuan pazarin.
Tashmë, dosja e dërguar në Gjykatën e Posaçme, nuk ka brenda dy emrat kryesorë të këtij skandali: Ardi Veliun, ish-Drejtor i Policisë së Shtetit; dhe mikun e tij të afërt Ismail Kadiu, pronar i kompanisë “D&E shpk”, fituese e tenderit.
Dokumentet e Policisë së Shtetit dhe dokumentet e firmës “D&E shpk” për këtë tender, çuditërisht janë lënë jashtë dosjes hetimore nga SPAK, paçka se kanë lidhje direkte e të plotë me ta; mirëpo nuk u thirrën as për dëshmi, si persona që kanë dijeni.
Ish-Drejtori Ardi Veliu, duhej të ishte dhe duhet të jetë pjesë e procesit hetim-gjykim, mbasi si autoritet konktraktues ka kërkuar, miratuar e pranuar ndryshimet e çmimeve për njësi, sasinë e uniformave dhe heqjen e 30% të artikujve nga kontrata, por jo nga fondi limit i tenderit.
Ndërsa pronari i kompanisë “D&E shpk”, Ismail Kadiu, ka firmosur ndryshimet e të dhënasve ekonomike-financiare; dhe së bashku me Ardi Veliun, i kanë pasqyruar në kontratën e datës 10.09.2020, sikur ishin të sakta në sasitë, llojet e çmimet që përmbante kërkesa e tenderit.
SPAK nuk i futi në dosje provat e sekuestruara te zyra e Ardi Veliut dhe te kompania “D&E shpk” e Ismail Kadiut; por “Pamfleti”, po i rikujton disa prej falsifikimeve që kanë bërë në kontratë e gjatë zbatimit të saj, deri para 1 jave kur Ardi Veliun e përzunë nga detyra.
– Në dosjen hetimore mungon prova, që Ardi Veliu e firmosi kontratën për vlerën 28 milionë Euro, paçka se e dinte se ishin bërë falsifikime në kostot e uniformave dhe uljen e sasisë së tyre.
– Në dosje nuk është futur refuzimi i Ardi Veliut ndaj Drejtorisë Ekonomike të Policisë së Shtetit, për të kërkuar nga kompania “D&E shpk”, sqarime lidhur me falsifikimet në çmime, sasi e lloje artikujsh të uniformave policore.
– Në dosjen hetimore, nuk është futur vjedhja 10.8 milionë Euro, që është bërë me tenderin, lejuar në kontratën e firmosur nga Ardi Veliu, që ishte dhe kontrolluesi i zbatimit të saj.
– Në dosjen hetimore, nuk është futur fakti, se nga 726 artikuj veshjesh janë hequr 240 artikuj, ndërsa në kontratën e firmosur nga dyshja Veliu-Kadiu i “D&E” janë shënuar 726 artikuj.
– Në dosjen hetimore, nuk është futur shkelja ligjore e bërë nga Ardi Veliu, që afatin e tenderit të unuformave e ka shpallur për 4 vite, kur ligji e lejon vetëm për 1 vit kalendarik dhe për shtesë kontrate verbale 2 muaj vazhdim, deri sa të bëhet tenderi i ri.
– Në dosjen hetimore, nuk është futur fakti, se tenderi kishte specifikim për kontratë vetëm me 1 firmë fituese, ndërsa Ardi Veliu ka firmosur kontratë me 3 firma turke e 1 firmë shqiptare..
FAKTE/ Drejtoresha Edlira Naqellari që bëri tenderin e uniformave policore, u shkarkua me gjoja dorëheqje 1 javë para se të arrestohej.
Si për koincidencë, dhe Ardi Veliu u përzu nga detyra me gjoja dorëheqje me 5 tetor, ndërsa 1 javë më pas, më 12 tetor SPAK dorëzoi në gjykatë, dosjen e tenderit të uniformave policore, ku Ardi Veliu ka shumë gjurmë në vjedhjen 10.8 milionë.
A është rastësi kjo koincidencë, apo skemë vetë-pastrimi e Ramës nga aferat, për të mos ia arrestuar krye-hajdutët në detyrë?