21 May, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Kronikë

Skandal: Dy oficerë policie të hetuar për drogë “monitorojnë” gjyqtarët për korrupsion!!

by News Albania
21/07/2020
in Kronikë
0
38
VIEWS
Share on Facebook

Skandali, dy oficerë policie të hetuar për drogë, “monitorojnë” gjyqtarët për korrupsion (Foto)

Dy oficerë policie, të larguar nga detyra në vitin 2017 për përfshirje në çështje droge, janë rikthyer në detyrë dhe tashmë janë pjesë e një grupi që do të monitorojë rastet që mund të duken si korrupsion në sistemin e drejtësisë.

Oficerët Leonard Palushi dhe Bedri Hasanaj, së bashku me drejtues të tjerë të uniformave blu, janë ngarkuar nga Drejtori i Policisë së Qarkut, Arjan Muça, për të raportuar mbi vendimet e prokurorëve dhe gjyqtarëve që u duken si korruptive.

“Boldnews.al” ka siguruar, në mënyrë ekskluzive, mesazhin që drejtori Muça u ka dërguar vartësve të tij, në një grup në “Whatsapp”.

Është e paqartë koha e dërgimit të këtij mesazhi, por duket se është i kohëve të fundit, duke marrë në konsideratë se Arjan Muça është emëruar në vitin 2019 drejtues i Policisë së Elbasanit.

Në mesazhin e drejtorit të Policisë, të siguruar nga “Boldnews.al”, thuhet:

“Të nderuar shefa! Deri në orën 14 të ditës së sotme, duhet të dërgoni me shkrim në adresën e Leonard Palushit, problematikat që keni pasur me prokurorët dhe gjyqtarët, lidhur me vendime që ju i dyshoni si korruptive për 5 vitet të fundit, duke dërguar çështje konkrete dhe emrin e prokurorit apo gjyqtarit. Detyra duhet realizuar me seriozitet dhe korrektësi. Flm!”

Skandalet e një mesazhi

Mesazhi, i cili duket komunikim “normal” mes drejtuesve policorë, përfshin në vetëvete një seri elementësh skandalozë.

Personat e përfshirë – Drejtori i Policisë së Elbasanit, Arjan Muça, ka caktuar Leonard Palushin si koordinator të këtij projekti për mbledhje informacionesh kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Oficeri Leonard Palushi është shkarkuar nga detyra në vitin 2017, me firmë të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së asaj kohe, Haki Çako, nën dyshimet se ka neglizhuar luftën kundër kultivimit dhe trafikimit të narkotikëve në zonën e Kurbinit. ( Boldnews.al)

Share this:

  • Share on WhatsApp (Opens in new window) WhatsApp
  • Share on Facebook (Opens in new window) Facebook
  • Share on X (Opens in new window) X

Të ngjashme

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Imuniteti i Ballukut, Rama nuk tërhiqet: Bëmë gjënë e duhur, s’mund t’i kufizohet liria, nuk ka akuzë për korrupsion

Imuniteti i Ballukut, Rama nuk tërhiqet: Bëmë gjënë e duhur, s’mund t’i kufizohet liria, nuk ka akuzë për korrupsion

Besim Dybeli: Made -in Elbasan!

Besim Dybeli: Made -in Elbasan!

Lajm i fundit: Hetimi i Ilir Metës nga SPAK, reagim i fortë i ambasadores amerikane Yuri Kim

Lajm i fundit: Hetimi i Ilir Metës nga SPAK, reagim i fortë i ambasadores amerikane Yuri Kim

Nga Shpëtim Luku: Shumë arsye të ikë Rama, por asnjë arsye të vijë Berisha!

20/05/2026

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Skënder Hita zbret në Sarandë, takim me strukturat e Komisariatit

20/05/2026
Imuniteti i Ballukut, Rama nuk tërhiqet: Bëmë gjënë e duhur, s’mund t’i kufizohet liria, nuk ka akuzë për korrupsion

Imuniteti i Ballukut, Rama nuk tërhiqet: Bëmë gjënë e duhur, s’mund t’i kufizohet liria, nuk ka akuzë për korrupsion

20/05/2026
Erion Veliaj në burg, raporti i studios ligjore: I jemi drejtuar DASH dhe Departamentit të Drejtësisë, të monitorojnë situatën

Dosja “Veliaj”/ SPAK pritej të jepte pretencën, shtyhet seanca për 7 të pandehurit me gjykim të shkurtuar

20/05/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2024 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2025 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In