Silvio Berlusconi shtrohet sërish në spital, ja nga se vuan ish-kryeministri i Italisë.
Ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi është shtruar në spitalin San Raffaele të Milanos të enjten pasdite, për kontrollet post-COVID.
Kreu i Forza Italia, ishte shtruar për herë të fundit në spital nga 6 prilli deri më 1 maj, e nga kjo datë, kryente kontrolle sistematike për të shikuar ecurinë e shëndetit.
Njerëz të besuar të Berlusconit bënë të ditur se shtrimi në spital ishte i nevojshëm për ish-kreun e qeverisë italiane, duke shtuar se gjendja e tij është e qëndrueshme.