16 June, 2025
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Sport

Shuhet “ylli” më i shndritshëm i historisë së futbollit, çfarë arriti në karrierën e tij Pele

by News Albania
December 30, 2022
in Sport
0
Shuhet “ylli” më i shndritshëm i historisë së futbollit, çfarë arriti në karrierën e tij Pele
48
VIEWS
Share on Facebook

Ndarja nga jeta e legjendës së futbollit anë e mbarë botës, Pele padyshim ka pikëlluar futbolldashësit në këtë prag festash të fundvitit.

Prej më shumë se 1 viti “ylli” më i shndritshëm në historinë e futbollit vuante nga kanceri i zorrës së trashë ku u shtrua disa herë në spital ku ia doli t’i rezistonte sëmundjes, por “vizita” e fundit në spital ishte fatale.

Me një pasion dhe dëshirë të madhe për futbollin, Pele shfaqi një talent të jashtëzakonshëm që në moshën 15-vjeçare, moshë kur Santos afroi në rradhët e saj një talent si “O’Rei”.

Vetëm 1 vit më pas, në moshën 16-vjeçare do të niste dhe karriera e Peles me kombëtaren e Brazilit, ku arriti të fitonte 3 Kupa Bote. Si fillim atë të vitit 1958, ku risolli gjallërinë dhe fantazinë në mënyrë se si luante futbolli Brazili, me atë fitore 5 me 2 ndaj Suedisë, në finale. Më pas do t’i vinte rradha edicionit të vitit 1962, ku Pele dhe Brazili i tij do të dilnin sërish fitues e më pas në vitin 1970 duke u kthyer në lojtarin e vetëm në historinë e sportit të futbollit, që fiton 3 Kupa Bote.

“O’Rei” është golashënuesi më i mirë në historinë e Brazilit, me 77 gola në 92 ndeshje, ndërsa në nivel klubi Pele ai është golashënuesi më i mirë ti të gjitha kohrave, ku arriti të shënonte plot 643 herë në 659 ndeshje, me ekipin e Santos.

Në kohën e tij Pele mbante gjithashtu dhe titullin si lojtari më i paguar në botë.

Edhe pas pensionimit nga futbolli në vitin 1977, pasioni dhe dashuria e tij për futbollin nuk u zhduk, me brazilianin që ka qenë ambasador në mbarë botën për futbollin, madje në vitin 2010, “O’Rei” u emërua Presidenti nderi i klubit amerikan, New York Cosmos.

Me një mesatare pothuajse një gol për ndeshje gjatë gjithë karrierës së tij, Pelé ishte i aftë në goditjen e topit me të dyja këmbët, përveç parashikimit të lëvizjeve të kundërshtarëve të tij në fushë. Ndërsa ishte kryesisht një sulmues, ai gjithashtu mund të binte thellë dhe të merrte një rol fantazisti, duke ofruar asistime me vizionin e tij dhe aftësinë e pasimeve, dhe gjithashtu do të përdorte aftësitë e tij të driblimit për të kaluar kundërshtarët.

Në Brazil, ai vlerësohet si një hero kombëtar për arritjet e tij në futboll dhe për mbështetjen e tij të hapur ndaj politikave që përmirësojnë kushtet sociale të të varfërve. Gjatë gjithë karrierës së tij dhe në pension, Pelé mori disa çmime individuale dhe ekipore për performancën e tij në fushë, arritjet e tij, rekordet dhe trashëgiminë e tij në sport.

Share this:

  • Click to share on WhatsApp (Opens in new window) WhatsApp
  • Click to share on Facebook (Opens in new window) Facebook
  • Click to share on X (Opens in new window) X

Të ngjashme

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

July 22, 2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

December 16, 2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

March 17, 2023
Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

April 8, 2022
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Zëvendëspresidentja e BKA-së, vizitë pune në Policinë e Shtetit/ Takim me  Drejtorin e Përgjithshëm, Drejtues Madhor z.Ilir Proda

Reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Per teatrin dhe dhunen reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Zëvendëspresidentja e BKA-së, vizitë pune në Policinë e Shtetit/ Takim me  Drejtorin e Përgjithshëm, Drejtues Madhor z.Ilir Proda

June 16, 2025
Nëna e Martin Canit rrëfen mes lotësh: Publikimi i videos nga ngjarja ishte tronditje shumë e forte, nuk ia dinim ekzistencën, prej kohësh trajtohem me…

Nëna e Martin Canit rrëfen mes lotësh: Publikimi i videos nga ngjarja ishte tronditje shumë e forte, nuk ia dinim ekzistencën, prej kohësh trajtohem me…

June 16, 2025
Tiranë/ Policia Rrugore intensifikon kontrollet, arrestohen 30 shoferë, pezullohen 22 leje drejtimi

Tiranë/ Policia Rrugore intensifikon kontrollet, arrestohen 30 shoferë, pezullohen 22 leje drejtimi

June 16, 2025
Dëmton legenin në burg, ish-shefi i Rrugores Roven Zeka kërkon lirinë

Dëmton legenin në burg, ish-shefi i Rrugores Roven Zeka kërkon lirinë

June 16, 2025

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2024 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2025 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In