Një zjarr i madh ka rënë pasditen e sotme në fabrikën e njohur të frutave “Doni Fruits” në Lushnje duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.
Sipas informacioneve të Newsalbania.al zjarri ka rënë në magazinën e frutave dhe është përhapur me shpejtësi duke djegur një pjesë të konsiderueshme të ambienteve. Reja e zezë e tymit dallohet nga disa kilometra larg. Newsalbania.al
Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar por dëmi ekonomik dyshohet të jetë tepër i madh, ndërsa zjarri ka dalë jashtë kontrollit duke djegur edhe dy banesa të qytetarëve që ndodhen pranë magazinës.
Paraprakisht dyshohet se shkak i zjarrit është bërë defekti elektrik, por nuk përjashtohet as mundësia e zjarrvënies së qëllimshme.