Mbi 40 mijë shqiptarë të Kosovës hyjnë nga Morina për të pushuar në bregdet
Mijëra shqiptarë të Kosovës janë drejtuar drejt Shqipërisë për të pushuar duke bërë që pika kufitare e Morinës e rruga Morinë-Kukës të kenë trafik të rënduar.
Për të lehtësuar kalimin, pika kufitare punoi me procedurë të përshpejtuar e me të gjitha sportelet në dispozicion.
Sipas të dhënave paraprake, deri tani kanë hyrë në territorin e Shqipërisë më shumë se 40 mijë shqiptarë të Kosovës.