Shqipëria e vitit 2021, me policia në dorë të dallkaukut e qelepirxhiut Ardi Veliu
Shqipëria e vitit 2021, me policia në dorë të dallkaukut e qelepirxhiut Ardi Veliu/ Pas ultamtimit të kryeministrit, 45 ditët e para korrik-gusht , ministri Çuçi, kryepolici i shtetit, 12 drejtorët e qarqeve, 56 shefat e komisariateve dhe 315 shefat anti-krimit, i kanë kaluar me relaks në plazhe, shumica në resorte kriminelësh e trafikantësh.
Dy vrasjet e 48 orëve të fundit në Vlorë e Lushnje dhe vendosja e 50 kg. tritol biznesit në Durrës, tregojnë se krimi jo vetëm nuk është trembur e nuk është nën kontrollin policor, siç thotë Ardi Veliu, por del e vepron lirshëm në pedonalet e qyteteve kryesore.
Ndërsa policia, vazhdon aktron në heshtje sikur nuk i njeh kriminelët, apo sikur nuk i zbulon dot, ndërkohë që ata janë në bankete me ministra e deputetë dhe marrin miliona lekë tendera, duke u vënë koburet në ballë drejtorëve e kryebashkiakëve.
Edhe pse Policia e Shtetit, prej 3 vite e gjysëm drejtim nga Ardi Veliu, rezulton me rekorde dështimi e sundimi të krimit, kryeministri nuk e largon nga detyra; madje ka deklaruar se sikur gjithë Shqipëria e Europa të dalë në protestë kundër tij, do ta mbajë në krye të policisë.
Më 8 korrik, pas vrasjeve në Velipojë, Vlorë, Tiranë, Shkodër, Durrës, Elbasan, kryeministri bëri një mbledhje show, ku i la detyrë Ardi Veliut, që brenda 100 ditësh të shpartallojë krimin.
Mirëpo, 45 ditët e para korrik-gusht pas lënies së këtij afati, ministri Çuçi, kryepolici Ardi Veliu, 12 drejtorët e qarqeve, 56 shefat e komisariateve dhe 315 shefat anti-krimit, i kanë kaluar me pushime në plazhe, shumica në resorte luksoze kriminelësh e trafikantësh.
Pyetja që bëhet, është kjo: – Krimi nuk po luftohet se policia është e pafatë, është e kapur me korrupsion nga krimi apo është pjesë e krimit?
Faktet deri sot, kanë treguar se Ardi Veliut dhe vartësve të tij drejtues në qendër e zona; jo 100 ditë, por edhe 100 vite afat t’u lihet, ata nuk do ta luftojnë krimin.
Sepse, vetë kryepolici Ardi Veliu, është i kapur nga bosët e krimit, gjë që e faktoi borderoja e pagës 1 milionë lekë në muaj, që merrte te policia private e “eskobarit” Klement Balili.
E faktuan bisedat e përgjuara të grupit “Ndraghet’a”, të cilit kryepolici i kishte dhënë liri veprimi e paprekshmëri, për të pastruar milionat e drogës me ndërtime kullash, me hapje dyqanesh fasadë e çdo lloj biznesi të paligjshëm.
Nuk mund ta luftojë dot krimin Ardi Veliu, kur nga komisioni “Veting”-ut, konfirmoi se ka qenë pjesë e trafikut të drogës e qenieve njerëzore; dhe spiuni që dekonspironte aksionet policore, kur ishte drejtues policie rajonale në Vlorë, Durrës e Tiranë.
Të kapur, si shefi i tyre, janë dhe shumë vartës në Vlorë, Berat, Durrës, Shkodër, Elbasan, Gjirokastër, Lezhë, Fier, Dibër; të cilët përfitojnë çeqe e pasuri nga akvitetet kriminale, ndaj e lejojnë dhe e mbrojnë, me fuqinë që kanë si drejtora, shefa komisariatesh, shefa anti-krimi, anti-trafiku, anti-droge e forcash speciale etj.
Arrestimi i disa efektivëe policor, që kishin krijuar grupe trafiku kokaine, kontrabande, pengmarrjesh e prostuticoni; tregon se dhe vartësit në terren, janë kopje e shefave; veçse me ndryshimin, se shefat nuk prangosen, por çdo 6 muaj qarkullohen nga një qark e post në tjetrin.
Në takimin e 8 korrikut me drejtuesit e policisë, kryeministri Rama u betua, se nëse krimi do vazhdojë të lulëzojë edhe pas 100 ditëve afat, do shporren të gjithë drejtuesit e policisë.
Deri sot, kanë kaluar 45 ditë nga ultimatumi i Ramës, por krimi vazhdon të jetë “në punë”, ngaqë drejtuesit e policisë me në krye Ardi Veliun, i kanë lënë të lirë terrenin; por gjithësesi, të presim mesin e muajit tetor, për të parë nëse do të iki krimi apo Ardi Veliu me vartësit… ose do vazhdojnë të qëndrojnë bashkë si deri tani…..