Shqipëria mbylli muajin nëntor me dy barazime ato ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe, sfida të vlefshme për kualifikueset e Euro 2024. Kuqezinjtë arritën objektivin për t’u kualifikuar në Europian madje duke u renditur si të parët në Grupin E duke lënë pas Çekinë.
Megjithatë, kualifikimi i arritur nëpërmjet dy barazimeve ka ndikuar në pozitat e kombëtares sa i takon klasifikimit në FIFA. Kombëtarja e drejtuar nga Silvinjo ka humbur tre pozicione për muajin nëntor dhe nga hera e fundit që renditeshin në vendin e 59-të, tashmë mbajnë vendin e 62.