Shpërthimi tragjik në Bejrut, jep dorëheqjen ministrja e Informacionit: Kërkoj falje.
Ministrja libaneze e Informacionit, Manal Abdul Samad, ka dhënë dorëheqjen nga detyra e saj.
Dorëheqja e saj vjen pas shpërthimit tragjik të ndodhur disa ditë më parë në Portin e Bejrutit, ndërsa ajo u ka kërkuar dhe falje njerëzve që nuk i ka përmbushur pritshmëritë e tyre.
“Kërkoj falje nga libanezët që nuk i kemi përmbushur pritshmëritë e tyre. Nuk ka ndryshim në afat të shkurtër. Nuk ka mbetur më asnjë situatë për të përmbushur pritshmëritë e popullit pas katastrofës në Portin e Bejrutit, këshu që unë jap dorëheqjen nga detyra ime në qeveri”, tha Abdul Samad në një fjalim në televizionin shtetëror.
Nga shpërthimi në Bejrut kanë ndërruar jetë 158 persona dhe janë plagosur mbi 6 mijë të tjerë.