Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Kamenicë të Korçës. 46 vjeçari ka gjetur vdekjen e menjëhershme pas shpërthimit të një bomble.
Korçë/Informacion paraprak
Në datën 17.07.2020, rreth orës 14:15, në fshatin Kamenicë, shtetasi H. K., rreth 46 vjeç, gjatë punës në një banesë të vjetër, i ka shpërthyer një lëndë e dyshuar plasëse dhe për pasojë ky shtetas ka gjetur vdekjen.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.