Shpërthim i fuqishëm në portin e Kretës në Greqi, dyshimet e para.
Të paktën 4 persona janë plagosur pas një shpërthimit të raportuar në Kretë të Greqisë.
Sipas informacioneve paraprake, shpërthimi ka ndodhur në portin e Heraklionit.
Policia greke bën të ditur se shpërthimi ndodhi në një varkë. Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forcat e policisë dhe të zjarrfikëses.
Ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit.
Një 30-vjeçar është në gjendje të rëndë.












