SHPËRTHEN NË FLAKË SHTËPIA NË TIRANË
Një banesë te Liqeni i Thatë është përfshirë nga flakët. Banesa është e marrë me qera nga shtetasja me inicialet M. Xh. Policia bën me dije se raportohen vetëm dëme material dhe fla-kët nuk përbëjnë një rrezikshmëri për banorët e zonës.Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i plotë i policisë: Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 21.10.2020, rreth orës 14:45, tek Liqeni i Thatë, ka rënë zjarr në banesën e marrë me qera nga shtetasja M.Xh, ku ka vetëm dëme materiale, nuk ka rrezikshmëri për banorët.
Sherbimet e zjarrfikses ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zja-rrit. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.