Kantautori i njohur Gjergj Leka ka reaguar pas arrestimit të ish-drejtorit të RTSH-së Thoma Gëllçi, i cili akuzohet së bashku me 3 ish-vartësit e tij për pabarazi në tendera.
Në një postim në rrjetet sociale, Leka thotë se Gëllçin “e zunë haqet e Kosta Grillos që e pushoi nga puna”, teksa u bën thirrje gjykatësve që ish-drejtorin e RTSH-së ta mbajnë në burg, pasi do t’u jenë mirënjohës të gjithë.
“Te dashur miq gjykates, miq te muzikes e te se vertetes…..Kete maskara hajdut, Thoma Gellci, mbajeni ne kafaz e hidhjani sa me larg celesin! Do tju jete mirenjohes arti, muzika, kultura madje edhe vete estetika! Ndyresire mbi ndyresirat. E zune haqet e Kosta Grillos qe e pushoi nga puna legeni”, shkruan Gjergj Leka.