Lionel Messi fiton “Topin e Artë” për herë të 7-të, rrjeti shpërthen në akuza: I pamerituar!
Lionel Messi ka fituar “Topin e Artë” për herë të 7-të në karrierën e tij, një trofe i dhënë nga gazeta prestigjoze France Football.
Pas tij u renditën Lewandowski, Jorginho dhe Benzema, ndërsa Cristiano Ronaldo u rendit vetëm i gjashti. Në dhjetëshen më të mirë kishte vend edhe për Kante, Salah, De Bryune, Mbappe dhe Donarumma.
Ky i fundit mori çmimin “Portieri më i mirë”, ndërsa Leëandoëski u shpërblye me çmimin “Sulmuesi më i mirë”. Topin e Artë për femra e fitoi futbollistja e Barcelonës, Alexia Putellas. Një tjetër trofe për Barcelonën ishte edhe “”Topi i Artë” për lojtarët nën 21 vjeç, të cilin e fitoi Pedri.
Pas shpalljes së Messit si fitues kanë sdhpërthyer edhe akuzat në rrjet, pasi tifozët në e mbanë botës janë shprehur të pakënaqur që ky çmim nuk shkoi për Robert Lewandowskin, që në dy vitet e fundit ka qenë lojtari me më shumë produktivitet.