Shpërblimet “V Coins”/ Qytetari denoncon: Vodafone reklamon diçka që nuk ekziston
Ankesat e qytetetarëve në lidhje me kompaninë Vodafone dhe shërbimet që ajo ofron kanë qenë të shumta dhe nga më të ndryshmet. Natyrisht “listën” e kryeson çmimi i lartë i ofertave si dhe abuzime të tjera. Ndërkohë së fundmi në redaksinë tonë ka mbërritur një tjetër ankesë nga një qytetar, i cili shprehet se Vodafone reklamon një program shpërblimesh që i quajnë V Coins. Ideja e këtij programi është që sa herë klientët e Vodafone shpenzojnë lekë, ata marrin një bonus në V Coins me anë të të cilëve mund të përfitojnë ulje në biznese të ndryshme.
Mirëpo shume biznese shprehen se nuk ia kanë fare idenë e një programi të tillë dhe se nuk janë në dijeni se çfarë reklamon Vodafone. Pikërisht kjo gjë i ka ndodhur qytetarit që ka shkruar në redaksinë tonë, teksa ndodhej tek Ama Caffe. Ai ka komunikuar me shërbimin e klientit, por siç shprehet, nuk ka marrë zgjdhje për këtë problem.
Pershendetje JOQ. Kisha nje ankese per kompanin Vodafone e cila po degradon dita dites. Ateher keta reklamojne nje program shperblimesh qe i quajne V Coins. Logjika eshte qe sa her un shpenezoj lek keta me japin ca V Coins nepermjet te cilave mundet te perfitoj ulje ne biznese te ndryshme. Problemi eshte se shumica e bizneseve kur shkon as nuk ja kane idene fare dhe nuk te ofrojne ate cfare Vodafone premton dhe reklamon. Rasti me i fundit tek Ama Caffe. Po ju nis edhe biseden time me sherbimin e tyre te klientit qe si gjithnje nuk jep zgjidhje. Nuk e di nese klientet e tjer te Vodafone kane te njejten ankese por mua nuk me duket e drejte dhe garanti i konkurences duhet te verifikoj rastin dhe te mare masa…